Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Deklarimet online, Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm për të gjithë tatimpaguesit.

Me qëllim përmirësimin e komunikimit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, fton të gjithë tatimpaguesit që të përditësojnë të dhënat e tyre të kontaktit (telefon, adresë, e-mail) në llogarinë e deklarimit elektronik.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve synon informimin korrekt dhe të vazhdueshëm me tatimpaguesit, në mënyrë qe ata të njihen me legjislacionin tatimor, deklarimet elektronike apo edhe për shërbime të reja që ofrohen nga administrata tatimore.

Për të përditësuar kontaktet tuaja, ndiqni keto hapa të thjeshtë:

-Pasi të keni hyrë me anë të të dhënave tuaja në llogarinë e-Filing, përmes faqes zyrtare ëëë.tatime.gov.al klikoni në menynë e-Filing im.

-Në rubrikën “Informacioni i Përgjithshëm i Tatimpaguesit”, klikoni butonin “Ndrysho të dhënat e kontaktit”.

-Pasi të keni vendosur të dhënat e reja/të përditesuara (numri i telefonit, adresa, email-i) klikoni butonin “Ruaj”.

Ju keni mundësi të përditësoni të dhënat tuaja në e-Filing, sa herë që i ndryshoni ato.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img