Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

‘Deklarime të rreme dhe cënim të besimit të publikut te drejtësia’, VETTINGU ‘djeg’ kryegjyqtarin e Sarandës

spot_img

Lajme të ngjashëm

2c7ca127b0925f0fdac31b28e032d6a5

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela.

Vendimi i zbardhur i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tregon se kryetari i shkarkuar i Gjykatës së Sarandës Alltun Çela, u penalizua gjatë procesit të rivlerësimit nga fjalët e tij. Të paktën tre herë, vëren në vendim KPK, Çela bëri “deklarim të rremë përpara Komisionit”.

Megjithatë, sipas vendimit, shkarkimi i gjykatësit u vendos pasi ai u gjet me shkelje në të tre kriteret. KPK shprehet se Çela bëri deklarim “të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë”, ishte i “papërshtatshëm në kriterin e pastërtisë së figurës” dhe po ashtu u konsiderua me “cilësi të papranueshme në punë, gjykim të dobët dhe nuk është efektiv”. KPK thotë se këto probleme nuk mund të ndryshoheshin nga “ritrajnimi për një vit në Shkollën e Magjistraturës”.

Trupa gjykuese që hetoi Çelën u kryesua nga Pamela Qirko, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtare Xhensila Pine, vendosi shkarkimin e tij për “deklarim të pamjaftueshëm” në kriterin e pasurisë dhe “cënim të besimit të publikut te drejtësia”

Çela u shortua si subjekt i procesit të rivlerësimit në 15 janar 2018, për shkak të funksionit të tij në krye të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Gjatë seancës dëgjimore ai kundërshtori gjetjet e KPK në lidhje me pasurinë e tij dhe po ashtu ka kundërshtuar raportin e DSIK-së mbi pastërtinë e figurës, duke nënvizuar se ai nuk përmban prova.  Ai ngriti pretendim se KPK kishte bërë një lapsus, pasi sipas tij KLD e kishte vlerësuar me notë mesatare – për sa i përket aftësive profesionale dhe jo nën mesatare. /BIRN

 

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img