Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Deklaratat që normalisht do të rrëzonin një Qeveri, Manjani i ngushton fushën e veprimit Ilir Metës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4f09a7c62c802684ab9020e9385e1aa6

Ylli Manjani nga sot nuk është më ministër i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë, por ndryshe nga kolegët e tij, që patën të njëjtin fat, Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto, ai zgjodhi që të flasë.

Akuzat që Manjani lëshoi për herë të fundit nga Ministria e Drejtësisë, nuk mendohet se mund të ndodhin në një shtet normal dhe politikanë parimorë, por edhe në shtete si ky i yni, ato kërkojnë një përgjigje serioze.

Manjani akuzoi publikisht kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë që ai drejton për korrupsion, lidhje me njerëz të krimit, shantazhe, tradhëti bashkëshortore etj. Ai pohoi gjithashtu që LSI dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta është në dijeni të kësaj situate dhe se ai nuk bie dakord me këto sjellje.

Në këtë mënyrë, Manjani përfshiu drejtpërdrejtë Metën në një situatë të cilës kreu i LSI duhet t’i japë sa më shpejt përgjigje nëse informacionet e ish-ministrit të tij janë të sakta dhe se ai si partner i koalicionit do vazhdojë të mendojë se qeveria mund të rregullohet nga brenda nëpërmjet impulsive të reja, apo do t’i mohojë ato.

Deklaratat “bombë” të Manjanit:

-Qeveria funskionon në mënyrë informale dhe antikushtetuese.

-Ministrat nuk mund të flasin më media pa lejen e Endri Fugës.

-Po fole pa lejen e Fugës, shkarkohesh. Po guxove të mendosh, sharkohesh. Rri urtë, bëj ndonjë koncesion, ndonjë tender dhe je burrë i mirë.

-Isha kundër koncesionit të ndriçimit të rrugëve. Qeveria e kaloi me dhunë kur unë nuk isha në mbledhje.

-Denoncova se nuk po mbroheshin bizneset e huaja, pas deklaratës sime në Këshillin e Ministrave u rrah një biznesmen.

-Ditën që kam bërë deklaratën për kanabisin, kryeministri u nervozua dhe rrahu dy ministra.

-Kur unë kërkoja arrestimin e Klement Balilit, ministrat flinin me dashnoret te “Santa Quaranta”.

-Kryeministrit i kanë kërkuar partnerët shkarkimin e Saimir Tahirit.

-Qeveria është e kapur.

-Gjyqtarët gjëmohen nga oficerë të policisë.

-Kryeministri ndërhyn te puna e gazetarëve.

-U dhanë 2 milionë euro për një studio avokatie.

-Po jepet me koncesion gjithçka.

Lexo edheManjani flet “troç” për sherrin me Ramën: Nga kanabisi, dashnoret e ministrave te “Santa Quaranta” dhe kërkesa për shkarkimin e Tahirit

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img