Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Deklaratat që minojnë marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, Llalla shkon me urgjencë te Nishani, ambasadori Lu te Rama

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përplasje të forta ditën e sotme mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla që mund të minojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Mësohet se pas konferencës, kryeprokurori Llalla është nisur me urgjencë drejt Presidencës për të takuar kreun e shtetit, Bujar Nishani. Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta dhe sapo ka përfunduar. Sakaq, menjëherë edhe ambasadori amerikan Lu ka shkuar drejt Kryeministrisë për një takim me Ramën por kryeministri ndodhet në Kosovë ndaj me gjasë ambasadori do jetë pritur nga zv.kryeministri Niko Peleshi.

Lu akuzoi kryeprokurorin se po tenton të kontrollojë reformën në drejtësi dhe institucionet e reja ndërsa Prokurori iu përgjigj përmes Fjorida Ballaurit duke denoncuar se ambasadori ka tentuar të ndërhyjë në disa hetime, me qëllim mbylljen e tyre. Kryeprokuroria publikoi edhe një letër të dërguar Nishanit dhe kryeparlamentarit Ilir Meta ku i shkruante për presionet e pretenduara nga ambasadori amerikan Donald Lu.

Nuk dihet ende se ç’do sjellin takimet e këtyre minutave por situata është tejet serioze dhe cënuese për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më shumë

spot_img
spot_img