Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Deklaratat kontradiktore/ Edmond Spaho: Qëllimi i protestës më 8 janar, marrja e selisë! Berisha: S’duam karriget, jemi aq zemërgjerë sa t’ia falim Lulit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i PD Edmond Spaho, ka thënë sot se qëllimi i protestës së 8 janarit është marra e selisë blu. Kjo protestë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, do të mbahet pikërisht para godinës së PD, në një kohë që ka akuza se Lulzim Basha ka vënë dyer të blinduara.

Sipas Spahos, qëllimi i 8 janarit është marrja e selisë së PD dhe kthimi i saj demokratëve.

“Ka vendime të Kuvendit të 11 dhjetorit që duhen zbatuar. Komisioni i Rithemelimit duhet të vendoset në ato zyra dhe të vazhdojë punën. Protesta do të jetë paqësore. Qëllimi i protestës është të rimarrë selinë e PD dhe t’ia kthejë anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilët vendimet i marrin me shumicë”, tha ai në Report Tv.

Sipas deputetit Edmond Spaho, Basha do të bënte gabimin më të madh nëse i përgjigjet me forcë demokratëve.

“Unë nuk besoj që Basha do t’i qëndrojë vrullit të anëtarësisë. Do t’i përgjigjet me forcë atyre? Do të bënte gabimin më fatal nëse e bën këtë bashkë me Edi Ramën. Nëse anëtarësia nuk të do nuk mund të qëndrosh me zor. Demokratët do të shkojnë atje që të marrin shtëpinë e tyre, Selinë e PD e cila tanimë është kthyer në bunker”, vijoi demokrati, shkruan newsbomb.al.

Por tjetër gjë deklaroi sot Sali Berisha nga Fieri. Ish-kryeministri ndodhej në jug në një ceremoni me rastin e 31-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike në Fier. Nga ajo që ai tha, u duk se u tërhoq nga marrja e selisë blu. Ai tha se qëllimi i lëvizjes së tij nuk është marrja e një zyre apo karrigeje, duke theksuar se është aq zemërgjerë sa t’ia falë Bashës 20 karrige dhe 20 brava.

“Edi Rama me pengun e tij kërkojnë të marrin shtëpinë e lirisë, shtepinë tuaj, shtëpinë tonë.  Më lejoni për secilin prej jush, për çdo shqiptare dhe shqiptar, t’u sqaroj dhe garantoj se këtu nuk është problemi për një karrige apo për një zyrë, se ne jemi aq zemërgjerë sa që do i falnim Lul Bravës 20 karrige dhe 20 brava”, u shpreh ndër të tjera ish-kryeministri Sali Berisha.

Megjithatë, se cili është qëllimi i palëve dhe se çfarë do të ndodhë, mbetet të presim deri më 8 janar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img