Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Deklaratat kërcënuese të Kammenos, reagon Kodheli: Ka ikur koha e satrapëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7932d05fd0abc328b38dd690e04c5e63

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli ka reaguar pas deklaratave të bëra nga homologu grek Panos Kammenos, i cili deklaroi pranë pikës kufitare mes dy vendeve se Greqia do të përgjigjet ndaj çdo deklarate provokative, ndërsa sulmoi edhe kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e mbajtur për çështjen çame.

Kodheli i kujton Kammenosit arsyen për të cilën u krijua NATO, organizata ushtarake ku të dyja vendet tona bëjnë pjesë. Kodheli shprehet se e ka të vështirë të kuptojë pse Kammenso përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës, ndërsa thekson se koha e satrapëve ka ikur.

“NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar. Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve”, shkruan Kodheli.

Në fund, ministrja shqiptare shton: “Jepni paqes një shans”.

Lexo edhe: Ministri grek i Mbrojtjes e kalon natën pranë kufirit me Shqipërinë: Prani e fortifikuar si përgjigje ndaj kërcënimeve

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img