Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

‘Deklaratat e Shahinit dhe Lleshajt për largim nga detyra’, ironizon Fuga: Po ikni o pa zhurmë se na hapët barkun, si s’u mërzitët

spot_img

Lajme të ngjashëm

eb61a989f98f5a0c041e1ff3ab36857e

Ministrja e Arsimit Besa Shahini pak ditë më parë njoftoi se pas mbarimit të mandatit do të largohet nga detyra dhe nga Shqipëria.

Po ashtu sot edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se është e sigurtë se nuk do të jetë më në detyrë, pasi asnjë post nuk është i përjetshëm.

Këto deklarata kanë shkaktuar shumë reagime në opinionin publik, për disa arsye. Opozita i ka quajtur të dy ministrat si përgjegjës në fushën që drejtojnë, dhe ka thënë se askush nuk do largohet si pa të keq, pa mbajtur përgjegjësi ligjore.

Por ka pasur edhe reagime ironike, nga ata që nuk e shohin ndonjë humbje të madhe largimin e Lleshajt apo Shahinit nga detyra. Akademiku i njohur, profesor Artan Fuga, e komenton gjithë këtë si një komedi.

Ai thotë se do të ishte më mirë që këto deklarata të kurseheshin dhe kushdo që e konsideron të arsyeshme të largohet, ta bëjë pa zhurmë, edhe atëherë kur e ka kuptuar se do ta heqin, pa i lënë kohë të largohet.

Shënimi i Artan Fugës

Cfarë komedie!

Me ministra e ministresha që vetëdeklarohen se do ikin me argumenta metafizike, familja, siguria, eterniteti, e më the e të thashë!

Si lloj “vetëvrasjesh” simbolike si e shokut Mehmet, ego e paparë, imagjinoj t’i kenë thënë shefit të tyre: Mirë na hiq, por na lër që këtyre budallenjve t’ua hedhim hirin turinjve, e të bëjmë sikur ikëm vetë!

Ne nuk jemi Turi!

Cfarë sadomazokizmi, jo vetëm që jeni të pushuar, por edhe të vetdklaroni paraprakisht vetëpushimin!

Cfarë qejfi me veten!

Po aman, o, ikni kur t’ju heqin, pse na hapni barkun se na preu ne se a ikët apo jo ju, ikni modestisht pa deklarime, jo kështu jo ashtu, a thua se do të thotë njeri : uaaaaa si e hoqën!!!

Ikni o në heshtje, prisni deklarimin, është më e hijëshme, më e bukur, më dinjitoze. Miqësisht e them!

Cfare keni? Një qytetar vjen, punon, ikën! Pse eksitoheni? Shkoni në punët tuaja! Ju kemi rixha!

Kaq mo, nuk jeni as Beqiri, as Kadriu, as Mari Kyria!

Si nuk u mërzitët xhanëm!

Më shumë

spot_img