Hapësire reklamuese

Politikë

Deklaratat e Ramës ndaj SPAK/ Tabaku: Kur pushteti nuk të kontrollon dot, të sulmon

Shkruar nga Newsbomb
Deklaratat e Ramës ndaj SPAK/ Tabaku: Kur pushteti nuk të kontrollon

Kryetarja e Këshillit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku, foli sot për sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë. 

Duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama, deputetja demokrate tha se pushteti i sulmon këto institucione, atëhere kur nuk mund t’i kontrollojë dot.

Sipas saj disa nga institucionet po e bëjnë punën mirë dhe për këtë arsye janë rritur sulmet politike.

Tabaku: Fatkeqësisht kur pushteti nuk të kontrollon dot, të sulmon. Ndodh që sa herë që ka një problem , sulmohet kur duket se po shkohet në drejtimin e duhur. Kam përshtypjen se hetimet po shkojnë në rrugën e duhur, ndoshta disa nga institucionet po e bëjnë punën mirë dhe për këtë arsye janë rritur sulmet politike.

Dua të ngre shqetësimin si deputete e parlamentit se një nga prioritetet që përmendet në çdo progres raport, është ndarja e politikës nga vendimarrja e gjyqësorit, mos ndërhyrja në vendimarrjen e gjyqësorit, mos ndërhyrja në rastin e hetimeve ndaj korrupsionit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu