Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Deklaratat e Metës për ministren, reagon Bardhi: Etilda Gjonaj të mos fshihet pas sms-ve të shefit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas deklaratave të Presidentit Meta, ku akuzonte ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj për përfshirjen në një skenar mafioz, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Ai është shprehur se ministrja duhet të mos fshihet pas sms-ve të kryeministrit, si dhe të shpjegojë pse veproi si sekretare e Ardian Dovranit për të grabitur një vend në Gjykatën Kushtetuese.

Bardhi tha se detyra kryesore e SPAK është hetimi i krimit për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizatat mafioze në pushtet.

Reagimi i Gazment Bardhit:

“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar”!

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img