Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Deklaratat e Metës për 8 Janarin, reagon PD: Ai është në aleancë me Sali Berishën për të shkatërruar Partinë Demokratike! Nuk bëhemi bunker për ata që kanë halle personale

Shkruar nga Newsbomb
Deklaratat e Metës për 8 Janarin, reagon PD: Ai është

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ilir Metës për protestën e 8 Janarit, pasi Presidenti akuzoi Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij se vetëm shkarkojnë dhe përjashtojnë, ndryshe nga Komisioni i Rithemelimit që kërkon negociata.

Në reagimin e PD thuhet se Ilir Meta tregoi që është në aleancë me Sali Berishën për të shkatërruar Partinë Demokratike, por PD nuk do të bëhet bunker për ata që kanë halle personale.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Qëndrimi i sotëm i Ilir Metës, ku nuk fshehu aleancën me Sali Berishën kundër Partisë Demokratike dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të Partisë Demokratike, është e vërteta tronditëse që po kuptojnë dita-ditës demokratët.

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale. Partia Demokratike ripërsërit kërkesën që Ilir Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll