Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
78 %
1.5kmh
75 %
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
38 °
Mar
31 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Deklaratat e Metës ndaj Yuri Kim, gazetari: Ka turbulenca psiqike! Berisha e tregoi që është miliarder me avokatin që zgjodhi, do të përballet me gjykatat e Shqipërisë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Milaim Zeka ka folur ashpër lidhur me liderët tanë politikë, si Meta, Berisha dhe Basha. Ai i ka komentuar deklaratat e Metës ndaj Yuri Kim si “çrregullim psiqik” që një lider apo president vendi num mund t’i bëjë.

Zeka: Jam isigurt që Meta po të shkojë në psiqiatri asnjë mjek shqiptar apo i huaj nuk do e lejonte që të ushtronte asnjë funksion publik. Vetëm deklarata e tij që “o burra kapni sëpatat” apo dhe deklarata e tij që “SHBA të vret me raketa” mund ta bëjë vetëm një njeri që ka turbulenca psiqike. Fjalët e tij, mbrojtja ndaj Berishës ka zero rëndësi.

Për Berishën u shpreh i bindur se do të përballet me akuza të forta dhe do të gjykohet në Shqipëri.  

Zeka: Berisha me atë avokat që zgjodhi e vërtetoi që është multimiliarder si gjithë të tjerët. Vetëm sa po kërkon kohë. Kur nuk i bëri asnjë replikim Putini-Bidenit që tha Putin është vrasës, imagjino do i bëjë Berisha Sekretarit të Shtetit Amerikan. Berisha do i përgjigjet akuzave të Izet Haxhisë. Të përgatitet që do të përballet me gjykatat e Shqipërisë.

I pyetur për kryedemokratin Basha, gazetari tha se është një person që vetëm gënjen dhe se po e shkatërron PD-në njësoj si po e shkatërroi Isa Mustafa PDK-në.

Zeka: Basha bën pjesë në grupin e politikanëve të veckël që të shohin drejt e në sy dhe të gënjejnë dhe gënjeshtrën ta shesin si të vërtetë. Basha për momentin nuk ka konkurencë brenda PD, por do të jetë shkatërrimtari i PD me të njejta përmasa si Isa Mustafa shkatërroi LDK dhe e fundosi përfundimisht. PD do shkojë akoma më poshtë dhe do jetë vonë kur të vijë një lider i ri politik. Jemi gjallë dhe do flasim në datë 13, këto kandidatura i mbështes, sidomos Agron Shehajn, por kandidaturat e tyre janë formalitet se Berisha është lojtar brenda partisë dhe nuk mund askush të vihet në krye nëse nuk ka lexueshmëri nda liderit në hije. Berisha nuk dorëzohet, se po të dorëzohej as nuk do ta çonte ndërmend të ngrejë padi ndaj SHBA-së.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img