Hapësire reklamuese

Politikë

Deklaratat e Berishës, vjen REAGIMI I FORTË i Ambasadës Amerikane: Do përdorim të gjitha instrumentet për t’u përballur me… (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Deklaratat e Berishës, vjen REAGIMI I FORTË i Ambasadës

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se qëndrimi i tyre në luftën kundër korrupsionit është i qartë dhe i pandryshuar.

Pëmes një deklarate për media Ambasada e SHBA thotë se do të përdorë të gjitha instrumentat për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.

Kujtojmë se për “korrupsion dhe pandëshkueshmëri” u shpall “non-grata” nga Departamenti i Shtetit ish-kryeministri Sali Berisha, i cili sot sfidoi sërish SHBA duke deklaruar se askush përveç Zotit s’e ndalon dot të hyjë në Parlament.

Reagimi i Ambasadës së SHBA:

Midis urdhërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar:

Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll