Hapësire reklamuese

Politikë

Deklaratat e Berishës për rikthim, Rushaj ia pret shkurt: Gara për kryetar të PD është mbyllur, ju tregoj pse u përjashtua Flamur Noka

Shkruar nga Newsbomb
Deklaratat e Berishës për rikthim, Rushaj ia pret shkurt: Gara

Nënkryetari i Partisë Demokratike Alfred Rushaj ka folur për situatën në të cilën ndodhet PD pas përplasjeve mes kryedmeokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përsa i përket deklaratave të Berisdhës për rikthhim si kryetar in PD-së, Rushaj u shpreh se gara për kryetar është mbyllur dhe kryetari është Lulzim Basha.

"Berisha është lideri historik i demokratëve dhe involvimi i tij aktiv, ngjall interesin e demokratëve dhe ka vëmendjen e tyre. Çfarë ka thënë për çështjen e axhendës së tij kjo është histori tjetër. Nuk shoh të ketë garë për kryetar në sensin që ne kemi zgjedhur kryetarin para muajve", tha Rushaj në "Kjo Javë".

Ai komentoi edhe shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i zv.kryetarit të Komisionit të Sigurisë, teksa u shpreh se Noka nuk u përjashtua sepse kishte mendime të kundërta me kryetarin, pro sepse ka deformuar deklaratat e bëra nga kreu i opozitës.

“Është larguar nga pozicioni i zv/kryetarit jo se ka shprehur mendime të kundërta me z.Basha por sepse në mënyrë të përsëritur, ka deformuar ato çfarë Basha ka thënë në mbledhje, dhe këtë  e ka bërë me një qëllim që s’kanë të bëjnë me divergjencën e mendimeve të njëri apo tjetrit. Ai as nuk është larguar as përjashtuar”, tha Rushaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.