Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Deklaratat e Ballës në Komisionin e Venecias, Tedi Blushi: Propozimet e Tao Tao-s gajasën sot të madh e të vogël, i kujtoj se…

spot_img

Lajme të ngjashëm

ea47bd22aaa4d858c179c1bf9d56f19a

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës, ditën e sotme në Komisionin e Venecias.

Balla u shpreh se ka diasa propozime për amendimin e raportit, ndërsa theksoi se Presidenti shkeli të drejtën themelore të drejtën për t’u zgjedhur.

Ndërkohë, Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan me ironi si propozimet e tij “gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias”.

Blushi rithekson edhe njëherë më tej se Presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën. “Sa për Presidentin, çështja është e qartë si kristali: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS”, shkruan ai, teksa bën thirrje që të mbështet kombëtarja në ndeshjen me Turqinë, dhe nga ana tjetër pritet të publikohet Raporti i Komisionit të Venecias i miratuar sot.

Komenti i Blushit:

Propozimet e Tao Tao-s gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias.

Hëngri një dajak të fortë, por mënd nuk zuri, dhe vazhdon propogandën bajate me titra të porositura.

I kujtoj Tao Tao-s “hurin” që mori nga raporteri i çështjes për rrjedhjen në media të Draf-Opinionit, për keqpërdorim politik. Dhe nëse nuk është ftilluar akoma, ai dhe delegacioni që e shoqëron, le të bëjnë një vizitë në Bienalen e Venecias, se ndoshta u bie stresi.

Sa për Presidentin, çështja është e qartë si kristali: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS.

Tani të gjithë të bashkuar të mbështesim kuqezinjtë në sfidën e mbrëmjes.

Më shumë

spot_img