Hapësire reklamuese

Politikë

Deklaratat e Ahmetaj, Bardhi: Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të japin dorëheqjen

Shkruar nga Newsbomb
Deklaratat e Ahmetaj, Bardhi: Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të japin

Deklaratat e Arben Ahmetaj në një intervistë ekskluzive për “ Syri Tv”, mbrëmjen e djeshme kanë sjellë një sërë reagimesh nga opozita.

Ahmetaj në intervistë nuk i kurseu kolegët e tij socialistë ku foli me emra. Ish-zv.kryeministri drejtoi gishtin nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj të cilët i bëri dhe përgjegjësit kryesorë lidhur me aferën më të madhe, atë të Inceneratorëve.

Mes reagimeve nga opozita, është dhe ai kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cili tha se nuk duhej deklarata e Ahmetaj që të mësonim se kokat e aferës së inceneratorit të Tiranës janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Bardhi në reagimin e bërë në Facebokk kërkon nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj që të japin dorëheqjen për t’i hapur rrugë hetimit të tyre.

Që Edi Rama dhe Erjon Veliaj janë kokat e aferës së inceneratorit të Tiranës dhe dy zyrtarët më të korruptuar të shtetit shqiptar, askush prej nesh nuk ka pritur ta mësojë nga Arben Ahmetaj, ish-bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës për 20 vjet!

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ishin me kohë para drejtësisë për të dhënë llogari për vjedhjen e shqiptarëve. Por akoma nuk është vonë që kjo të ndodhë! Pas dëshmisë së vonuar të Arben Ahmetaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë drejtësisë për një hetim të pandikuar dhe të paanashëm!

Faktet dhe të dhënat e përfshirjes së tyre në aferën korruptive të inceneratorëve dhe të disa aferave, për të cilat Arben Ahmetaj përdori kodin e mafias për të dhënë mesazhe, duhet të dalin në dritën e diellit nga drejtësia përmes një hetimi të plotë e të shpejtë! SPAK-u ka patur dhe ka aq prova në dispozicion sa duhet të kishte arritur tashmë një konkluzion për vënien para përgjegjësisë penale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt!

Heshtja dhe çdo vonesë tjetër, qoftë edhe përmes mungesës së nisjes së hetimeve kryesisht, ngre dyshime serioze për besueshmërinë e SPAK-ut dhe minon pritshmëritë e larta të qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta të pushtetit.

Nga ana tjetër, fakti që Arben Ahmetaj ka filluar të rrëfejë nga halli disa të vërteta, nuk e bën atë më pak fajtor nga dy të parët. Ai duhet të përballet me drejtësinë për përfshirjen dhe përfitimet e tij nga afera e inceneratorëve, si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga Edi Rama, ku ai, për 2 incineratorët e parë dhe Erion Veliaj, për incineratorin e Tiranës, kanë patur rol kyç.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Bardhi shkruan se për të gjtiha akuzat që rëndojnë mbi Ahmetaj, SPAK duhet t’i ofrojë mundësinë për të qenë bashkëpunëtor i drejtësisë për të zbardhur të gjitha aferat e Qeverisë Rama.

Për të gjitha akuzat e tjera, që gjithashtu janë të dokumentuara, SPAK duhet t’i ofrojë mundësinë Arben Ahmetajt për të qenë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe për të zbardhur së bashku aferat e Qeverisë së Edi Ramës, ku Ahmetaj ka shërbyer për gati 10 vjet, si një nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe më konfidentë të Edi Ramës!

Nëse SPAK-u nuk ia ofron këtë mundësi, Arben Ahmetaj, që deri dje, na bënte leksione për pavarësinë e drejtësisë së re, duhet të deklarohet publikisht si bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë sesi me Edi Ramën në krye, tradhëtuan shqiptarët përmes aferave të rënda korruptive dhe lidhjeve me krimin e organizuar!

Nga opozita ka pasur edhe reagime të tjera ku ndër to janë:

Belind Këlliçi: Ai momenti kur më në fund e thua se Erion Veliaj është pronari faktit i inceneratorit të Tiranës… Ku është SPAK??? Çfarë pret akoma???

Edith Harxhi: Miq, sonte përfundimisht mësuam se Camorra në Siçili paska qenë lojë kalamajsh para kësaj që ka ngjarë këto 10 vjet me vendin tonë. A ka më njerëz që kanë gjak dhe shpirt ky vend?  Duhet të ishin ngritur me gurë dhe ta shporrnin këtë bandë mafiozësh. Çfar presim më? I lamë të shkatërrojnë dhe deformojnë këtë popull në qelizë për herë të dytë në histori. Heshtja e secilit prej nesh na vendos në akuzë morale dhe historike!

Klevis Balliu: Pas deklaratave te zv kryeministrit dhe ministrit prej 8 vitesh te Edi Rames lind vetem një pyetje : Pse nuk jane arrestuar akoma pronari faktik i inceneratoreve Erion Veliaj dhe pronari dhe arkitekti i te gjithe aferes Edi Rama?

Kur drejtesia nuk funksionon qytetaret duhet te marin ne dore fatet e vendit per ta shpetuar nga pushteti i korruptuar i qeverise te inceneratoreve

Luçiano Boçi: Dje shqiptarët kanë dëgjuar nga vetë ish-krahu i djathtë i Edi Ramës se koka i aferës korruptive të inceneratorëve është vetë Edi Rama, ndërsa pronari faktik i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj, duke vërtetuar kështu akuzat e ngritura me fakte nga Partia Demokratike.

Lexo edhe: Pse u shkarkua Gjiknuri nga Sekretar i Përgjithshëm i PS? Ahmetaj tregon sekretet

Lexo edhe: “Njëri shtëpi nga komuniteti fetar, tjetri vilë me gjysmë çmimi”, Ahmetaj sulmon SPAK

Lexo edhe: “Na e nxorët në pritë, ne e vramë”, Arben Ahmetaj zbulon porosinë e Ramës për SPAK

Lexo edhe: Refuzoi prangat dhe iku, Ahmetaj: Po hetohem për darkat me Erjolën, jo inceneratorët

Lexo edhe: Bomba e Ben Ahmetaj: Nëse hetohet inceneratori i Tiranës, shqiptarët do llahtarisen

Lexo edhe: Arben Ahmetaj nxjerr EMRAT: Më sulmuan mua sepse duhej bërë një kokë turku!

Lexo edhe: Nuk mban më! Ahmetaj akuzon Edi Ramën: Më kërcënuan me telefon nga burgu!

Lexo edhe: “Kërkova të largohem që në shkurt”, Ahmetaj tregon prapaskenat: Rama tha në të sëmës

Lexo edhe: “Burri njëherë vdes”, cili është biznesmeni shqiptaro-zviceran dhe lidhjet me Dubain

Lexo edhe: Mesazhi i prerë i Ahmetaj për Edi Ramën: Nuk bëhem kokë turku për ty! As kërcënohem

Lexo edhe: Ahmetaj nxjerr emrat e Ramës e Veliaj, zbulohet dhe biznesmeni që u financon fushatat

Lexo edhe: “Nëse do mbetem gjallë…”, Ahmetaj tregon nga kush e pret fundin: Ç’do të humbur më?

Lexo edhe: Deklaratat e Ahmetaj, Boçi: Vërtetoi se vendi udhëhiqet nga një bandë narko-politike

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese