Hapësire reklamuese

Politikë

Deklaratat “bombë” të Ahmetajt, emrat e ish-kolegëve që përmendi

Shkruar nga Newsbomb
Deklaratat “bombë” të Ahmetajt, emrat e ish-kolegëve

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka folur në një intervistë nga arratia për akuzat e ngritura ndaj tij për inceneratorin e Tiranës si dhe për ish-fabrikën e Bukës.

Kjo ishte intervista e parë e Ahmetajt, i cili është në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. Ai në intervistë ka zbuluar të pathëna më parë për Partinë Socialiste si dhe për "grackat" e ngritura nga ish-kolegët.

Ai akuzoi kryebashkiakun Erion Veliajn si person që ndikoi në prishjen e tij të marrëdhënies me Ramës. Ahmetaj u shpreh se ish-kolegët i kanë ngritur teorinë se ai i kishte shitur dosjen e Inceneratorëve Ilir Metës dhe ambasadorëve.

Akuzat për Veliajn dhe Ballukun

Unë kam pasur disa herë përplasje me kryeministrin. Disa herë personale, disa herë profesionale, por deri në ruajtje të kufijve. Teoria e konspiracionit që kam dorëzuar dosjen te Ilir Meta dhe ambasada amerikane është furnizuar nga Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, por nuk besoj se Edi Rama e ka besuar. E ka besuar Lefter Koka, por jo Rama. Ai e ka përdorur këtë për t’i vënë tapë kësaj gjëje. Kjo u përdor si justifikim për t’u gjetur koka e turkut. Edhe pse nuk kisha firmosur unë isha mik me Mirel Mërtirin. Ndaj duhej gjetur një person si unë”, tha Ahmetaj për Syri Tv.

Akuzat për Ramën dhe Veliajn për inceneratorin e Tiranës

Kryeministria dhe Bashkia. Njëri thotë se më ka zhgënjyer, se do të krijojë idenë se ky është personi, se nuk është kokën e turkut. Tjetri së bashku me tjetrën thonë se ideja e atij ka qenë, shiko se nuk është kot fajtor ky. Vërtetë nuk ka firmosur por e meriton ta hajë”.

Shkarkimi i Gjiknurit si sekretar i Përgjithshëm i PS

Damian Gjiknuri, një nga arsyet se pse nuk është Sekretar i Përgjithshëm është se i ka thënë Edi Ramës, që ajo që po ndodh me Ahmetaj është shkelje proceduriale nga ana e SPAK, së dyti është e gabuar. Kjo është arsye se pse ka ikur nga Sekretari i Përgjithshëm”.

Hetimi i Olta Xhaçkës

“Pse dy standarde gjithandej. Pse dy standarde me Ahmetaj, për 3 muaj kërkohet urdhër-arresti. Cila ishte rrezikshmëria që paraqisja unë. Pse Olta Xhaçka, të gjithë më fal, këta hetohen në liri dhe kështu duhet të jetë, unë nuk i uroj burgun as armiqve të mi që më kanë hyrë në shtëpi. Se është koncept feudal. Kur gjykata të vendosë, dhe dyshoj shumë sepse është përmbysur sistemi në Shqipëri. Sot në vend që prokuroria të kishte siklet nga gjykata, sot gjyqtari është nën presion të SPAK”.

Fotoja me Irfan Hysenbelliun

“Një ministre me aspirata të mëdha, më ka bërë foto me Irfan Hysenbelliun te Rogneri dhe ia ka çuar Ramës”.

Për Ulsi Manjën

“Unë kam shumë respekt për ministrin e Drejtësisë, aktual. Doli me dinjitet ashtu siç duhej dhe tha; policët e burgut të Peqinit nuk duhet të jenë në burg. E drejtë, po Ben Ahmetaj pse duhet të jetë në burg. Pse nuk e ngriti zërin ministri. Pse? Pse duhet të jetë. E lexove dosjen 320 faqe. Po dosjen e kompanisë amerikane nga më prestigjiozet, 480 faqe. Po të investigohet Tirana sqarohet pazëlli. Pse SPAK nuk i shkon pas parave, cila është arsyeja që merret me pllaka banjosh e kuzhinë. Pse, sepse zbulohet kush i merr këto para”.

Akuzat për Ramën

“Unë nuk kam ngrënë qofte të veranda dhe pastaj i kam dhënë tokën, detin, ajrin, lejen atje, jo një njeriu por shumë. Gati 10-15 veta. Unë jam ai që po, e kam pirë kafen me Mirelin, por letra për interesin publik ka qenë atje e zeza mbi të bardhë. Unë vij këtu si një njeri që pas 3 muajsh i është kërkuar të arrestohet. Unë jam një njeri që jam persekutuar familjarisht dhe politikisht. Kam një jetë që punoj për të mos firmosur gjëra që cënojnë integritetin zyrtar, timin personal dhe të familjes time. Ja arriti Edi Rama ta bëjë këtë bashkë me Robespierin. Më nxori në pritë”.

Lexo edhe: Pse u shkarkua Gjiknuri nga Sekretar i Përgjithshëm i PS? Ahmetaj tregon sekretet

Lexo edhe: “Njëri shtëpi nga komuniteti fetar, tjetri vilë me gjysmë çmimi”, Ahmetaj sulmon SPAK

Lexo edhe: “Na e nxorët në pritë, ne e vramë”, Arben Ahmetaj zbulon porosinë e Ramës për SPAK

Lexo edhe: Refuzoi prangat dhe iku, Ahmetaj: Po hetohem për darkat me Erjolën, jo inceneratorët

Lexo edhe: Bomba e Ben Ahmetaj: Nëse hetohet inceneratori i Tiranës, shqiptarët do llahtarisen

Lexo edhe: Arben Ahmetaj nxjerr EMRAT: Më sulmuan mua sepse duhej bërë një kokë turku!

Lexo edhe: Nuk mban më! Ahmetaj akuzon Edi Ramën: Më kërcënuan me telefon nga burgu!

Lexo edhe: “Kërkova të largohem që në shkurt”, Ahmetaj tregon prapaskenat: Rama tha në të sëmës

Lexo edhe: “Burri njëherë vdes”, cili është biznesmeni shqiptaro-zviceran dhe lidhjet me Dubain

Lexo edhe: Mesazhi i prerë i Ahmetaj për Edi Ramën: Nuk bëhem kokë turku për ty! As kërcënohem

Lexo edhe: Ahmetaj nxjerr emrat e Ramës e Veliaj, zbulohet dhe biznesmeni që u financon fushatat

Lexo edhe: “Nëse do mbetem gjallë…”, Ahmetaj tregon nga kush e pret fundin: Ç’do të humbur më?

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese