Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Deklarata tronditëse e Shpat Kasapit: Kam dhunuar ish-të dashurën nga xhelozia

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata tronditëse e Shpat Kasapit: Kam dhunuar ish-të dashurën

Shpat Kasapi ka ndarë detaje të pathëna ndonjëherë më parë lidhur me jetën e tij personale.

I ftuar në  “E Diell”, ai befasoi të gjithë kur pranoi publkisht se ka dhunuar ish të dashurën. Këngëtari i njohur tregoi se shkak u bë xhelozia dhe mbingarkesa për shkak të famës në moshë të hershme.

Pjesë nga biseda

Ronaldo: Shpat Kasapi tregon pse rrahu ish-të dashurën.

Shpati: Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën.

Ronaldo: Ka qenë një titull fake?

Shpati: Jo, ka qenë e vërtetë ajo.

Ronaldo: Sa vjeç ke qenë?

Shpati: I ri shumë, 25-26-vjeç.

Ronaldo: Një deklaratë e jotja që ka bërë bujë lidhet me një periudhë të errët të jetës tënde ku zgjidhjen e kishe gjetur te besimi në Zot apo Hoxha.

Shpati: Jo ka qenë edhe më herët. Ka qenë një periudhë që unë kam pasur shumë ankthe. Kam pasur shumë koncerte dhe shumë fansa dhe kalova një mbingarkesë. Energjinë e tepërt që merrja nga njerëzit nuk dija ta menaxhoja. Mbyllesha në shtëpi, rrija vetëm, kisha mendime të këqija. Bëhet fjalë për para 20 viteve.

Ronaldo: E kuptoj…

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese