Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Deklarata SKANDALOZE e PD-së: Zyrtarja e Bashkisë është porositur të dalë në qytet dhe të përhapë COVID-19. Reagon vetë e infektuara: Mendje e sëmurë! Si mundet…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3bac80323f89b4ea1eac20a83822833e

Dega e PD-së së Matit ka bërë sot një deklaratë skandaloze, ku pretendon se një zyrtare e Bashkisë e infektuar me Covid-19 është porositur nga drejtuesit e saj që të dalë në qytet dhe të vijojë jetën normalisht duke takuar njerëz.

“Sipas burimeve brenda kësaj bashkie Coronavirus ka infektuar zyrtarë të Bashkisë Mat… Çfarë është e papërgjegjshme është fakti se punonjësi i infektuar me porosi nga drejtues të Bashkisë e për të mbajtur sekret lajmin është porositur të vazhdojë jetën normale duke dalë nëpër qytet e duke takuar njerëz të tjerë, në këtë mënyrë duke u bërë rrezik për përhapjen e virusit te qytetarë të tjerë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD-së së Matit.

Sipas degës së PD-së atje, dështimi i menaxhimit të situatës së pandemisë nga drejtuesit e institucioneve në Mat është flagrante sepse sipas tyre masat dizinfektuese kanë qenë minimale dhe vetëm për propogandë.

Lidhur me këtë deklaratë të paprecedentë ka reaguar dhe vetë punonjësja e Bashkisë së Matit, e infektuar me covid-19. Armanda Murrani shkruan se nëse është dikush që ajo mund të ketë marrë më qafë, siç është artikuluar sot pas lajmit se ajo ishte pozitive me covid-19, janë prindërit e saj të moshuar, dy motrat dhe djali 7 muajsh.

“Për të gjithë Ata që thonë që kam mbajtur sekret lajmin dhe jam porositur nga drejtues të Bashkisë që të vazhdoj jetën normale duke dalë nëpër qytet e duke takuar njerëz të tjerë! Eshtë një mashtrim dhe gënjeshtër”, zyrtarja e Bashkisë së Matit, ndërsa thekson se ka qenë vet ajo që ka njoftuar autoritetet për shenjat e para dhe menjëherë është vetëizoluar sapo ka dalë pozitive.

“Që më thonë na more në qafë! Nëse kam marrë në qafë njeri, së pari kam marrë në qafë familjen time, dy prindërit e mi pensionistë që rrezikojnë shëndetin nëse janë infektuar, dy motrat e mia dhe djalin tim 7- muajsh. Ok! Për të gjithë ata që më thonë ku e more? Ta dija që ky virus ishte në x vend nuk i afrohesha. E dinë të gjithë që është i padukshëm. Për të gjithë Ata që thonë që kam mbajtur sekret lajmin dhe jam porositur nga drejtues të Bashkisë që të vazhdoj jetën normale duke dalë nëpër qytet e duke takuar njerëz të tjerë! Eshtë një mashtrim dhe gënjeshtër.

Duhet të dini që nuk ka sekrete me shëndetin, aq më tepër për një pandemi të tillë botërore. Nuk mar asnjë porosi nga askush për veprimtari të gabuara. Ok. Në momentin që ka dalë rezultati i analizës dhe më është komunikuar, menjëherë jam vetëizoluar.

Shpreh keqardhje dhe shërim sa më të shpejtë të kësaj mendje. Në këtë kohë të gjithë janë të lirë, udhëtojnë dhe kanë kontakte. Ndoshta virusi ka qenë këtu. Mund të jenë dhe të tjerë të infektuar dhe nuk e dinë. Siç nuk do e dija unë nëse nuk do kisha bërë analizën. Personalisht, kam marë vetë inisiativën e para që kam komunikuar një shqetësim shëndetësor dhe bëra analizën. Nuk ka turp për shëndetin. Përkundrazi, turp është kur nuk e komunikon. Gëzoj shëndet të mirë. Mos u shqetësoni”, shkruan zyrtarja e Bashkisë së Matit Armanda Murrani.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img