Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Deklarata shokuese e Artan Hoxhës: Autori i masakrës pjesë e KOMANDOVE, qitje preçize, të përfshirë edhe dy policë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje tronditëse për ‘masakrën’ në zonën e ish bllok në lokalin Monopol ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerë.

 Sipas informacionit zyrtar të policisë, viktima është Fabiol Gaxha, 28 vjeç, ndërsa dy të plagosurit janë Ervis Martinaj 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato,  28 vjeç, banues në Shkodër.

Ndërkaq janë shpallur në kërkim 3 persona, mes të cilëve i dashuri biznesmen i Elvana Gjatës, Ervin Mata 31 vjeç, banues në Tiranë. Dy të tjerët e shpallur në kërkim janë Fabio Allushi,  42 vjeç, banues në Tiranë dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Artan Hoxha tha për Report Tv se autori i ngjarjes, personi që ka qëlluar me armë është pjesëtar i Komandove në Forcat e Armatosura dhe ka realizuar qitje profesionale në kokë dhe gjoks. Të gjitha plagët që ka viktima dhe të plagosurit janë pikërisht në këto zona.

“Është qëlluar jo më shumë se 10 herë nga një pistoletë me 19 fishekë, është një dorë e stërvitur mirë, qitës që e ka instikt të perfeksionuar të shtënën me armë, ushtrim tipik për forcat speciale si të policisë ashtu edhe të komandove, dje ai ishte në shërbim, sot në kërkim, nuk është kapur ende”, tha Artan Hoxha pa zbuluar nëse bëhet fjalë për Fabio Allushin apo Merviol Bilon.

“Pjesëtari i komandos sa ka hyrë në lokal është sulmuar nga Gaxha por komandoja ka reaguar menjëherë, ka neutralizuar Fabian Gaxhën pastaj ka qëlluar Ervis Martinajn që ishte në këmbë në banakun e lokalit.

Grupi i Ervis Martinajt ka hyrë në lokal  u është servirur shishe verë, gotat janë gjetur të paprekura, Martini ishte në banak, kanë hyrë 4 persona mes të cilëve edhe pjestari i komandos, ka patur një shkëmbim batutash pastaj një tentativë të viktimës për të goditur pjesëtarin e forcave komando, ky i fundit, ka reaguar menjëherë”, deklaroi Hoxha.

I pyetur nëse këngëtarja Elvana Gjata është “molla e sherrit”, Artan Hoxha tha:

“Motivi i ngjarjes nuk është aq i thjeshtë, do duhet kohë të kemi një motiv të saktë. Deri tani pronari i lokalit është shoqëruar, së dyti Eltjon Hato (me precedentë)  por elementi tjetër që është në këtë ngjarje  deri tani janë ndaluar dy efektivë, një nga Durrësi, një nga Lezha, emrat do jepen më vonë. Të dy kanë qenë pjesë e trupës së Forcës Operacionale, më herët, këta janë ndaluar sepse njëri ka qenë me Ervis Martinaj, tjetri se dyshohet se ka penguar policinë në kryerjen e detyrës”.

Nuk janë më trupa operacionale por tashmë janë ndaluar. Një prej tyre është personi që ka shoqëruar nga vendngjarja te Trauma Ervis Martinaj, dërgimi me shpejtësi i tij në spital ka bërë që të shpëtohej. Personi që e ka transportuar dyshohet se është një nga pjesëtarët e policisë.

Martinaj aktualisht po trajtohet në një spital privat. Hato është në gjendje të rëndë, se ka katër predha”, përmbylli Hoxha.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img