Deklarata rrenqethëse e babait që humbi dy binjakët dhe gruan, prek miliona njerëz në mbarë botën

Publikuar tek: bota, më 11:53 06-04-2017 Deklarata rrenqethëse e babait që humbi dy binjakët dhe gruan, prek miliona njerëz në mbarë botën

Sulmi me armë kimike në Siri ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, ndërkohë që fotoja e një babai, i cili mban dy fëmijët e tij në dorë bëri xhiron e gjithë botës në pak sekonda, duke u pasqyruar në mediat ndërkombëtare. 29- vjecari, Hamid Abdel Aljusef shprehet se incidenti me përmasa tragjike i ka shkatërruar familjen, ndërsa shton se e ka të vështirë të gjejë motivin dhe forcën për të jetuar.

Miliona njerëz në mbarë botën, dënuan aktin ndërmjet postimeve të shumta ku shprehnin gjithë indinjatën e tyre dhe thonin se ky ishte turpi i gjithë botës që rri në heshtje dhe nuk reagon ndaj situatave të tilla.

Nga 72 viktimat që u regjistruan pas sulmit me armë kimike në Idlib të Sirisë, 22 prej tyre i përkisnin familjes Aljusef, e cila për fat të keq, banonte shumë pranë zonës ku ndodhi bombardimi i qeverisë siriane. Abdel Hamid Aljusef ka rrëfyer momentet e tmerrit për mediat ndërkombëtare pas sulmit, ndërsa tregon se çfarë ka ndodhur,duke mos i lënë asnjë motiv për të jetuar apo shpresuar ne këtë botë, pasi bombardimi i mori dy fëmijët e tij binjakë 9-muajsh, vajzën Aja, djalin Ahmed si dhe bashkëshorten Dalal, ai tregon ekzaksisht se çfarë ka ndodhur:

“Nuk ndodhesha në shtëpi kur ndodhi sulmi. Sapo mora vesh se çfarë kishte ngjarë, vrapova në banesë. Nxora fëmijët përjashta, mamanë e tyre dhe të afërmit e tjerë. Mbaj mend që ishin të ndërgjegjshëm për një moment, por pas dhjetë minutash kuptova se situata ishte e rendë. Lajmëruam menjëherë ambulancat por fatkeqësisht ato nuk erdhën në kohën e duhur. Nuk munda të bëj asgjë për familjarët e mi. Tashmë të gjithë janë ndarë nga jeta.”

Aktualisht, 29-vjeçari ndodhet në një moment mjaft të vështirë psikologjike.

Miqtë e tij të afërt thonë se edhe Abdel ka një sërë komplikacionesh shëndetësore për shkak të armëve kimike që u shpërndanë, e megjithatë substancat helmuese as që mund të krahasohen me dhimbjen e humbjes së familjes dhe të të afërmve të tij.

Historia e Abdel nuk është as e para e as e fundit për sirianët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarm për bombë në qendrën e biznesit në Belgjikë
Ngjarje horror, shqiptari dhe e dashura e tij latine bëjnë “copë-copë” njëri-tjetrin, gjenden të vdekur në hotel »
Article Logic
Execution time: 0.011129140853882
array(1) { ["section"]=> string(102) "deklarata-rrenqethese-e-babait-qe-humbi-dy-binjaket-dhe-gruan-prek-miliona-njerez-ne-mbare-boten-74287" }