Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e tij për kompanitë shqiptare që të marrin punëtorë nga Bangladeshi.
Ai tha se kjo është diçka normale që ndodh në çdo vend, pasi komopania nëse nuk gjen punëtor në tregun e brendshëm, do e gjëjë në atë të jashtmin.
“Ne nuk jetojmë në bunkerin e Enver Hoxhës shyqyr. Në çdo vend ndodh që një vend pune, sipërmarrësi do ta mbulojë. Nuk e gjeti në tregun e brendshëm, do e marrë në të jashtmin. Punëtori i huaj është gjë normale.
E dyta, ne kemi një fat shumë të madh që jemi në mes të Europës. Italia dhe Gjermania e Greqia janë shumë afër. Por unë po ju them që ky zotëria që fliste është një nga sipërmarrësit më të talentuar që ka ky vend dhe paga e tij është 400 mijë lekë dhe ai ka punë e nuk gjen punëtorë.
Turqia, e cila është 400 dollarë paga për punëtorin, është normal. Po ata punëtorë në Turqi, 400 dollarë e kanë pagën. Qeveria ngre pagat në sektorin publik, jo në atë privat. Ti mund të thuash që është paga minimale 600 mijë, por nuk ka më kompani këtu.