Hapësire reklamuese

Politikë

Deklarata për punëtorët nga Bagladeshi, Rama: S'i kam përmendur kurrë, nuk kam thënë që shqiptarët janë dembelë…(E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata për punëtorët nga Bagladeshi, Rama: S'i kam

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotme në një intervistë në “wake up” është pyetur në lidhje me deklaratën ku thuhej se në Shqipëri do të vijnë punëtorë nga Bagladeshi.

Rama tha se ai nuk e ka thënë kurrë këtë, por ka qënë sipërmarrësi që tha se kishte mungesë puntorësh dhe që do t’i merrte nga Bagladeshi.

Kreu i qeverisë u shpreh se shqiptarët janë puntorët më të mëdhenj.

“Si kam përmendur kurrë dhe nuk e kam thënë që shqiptarët janë dembelë. Punëtorët nga Bagladeshi i përmendi pronari i fasoneris se tha se kam mungesë puntorësh dhe do i merrte me një rrogë prej 400 mijë lekësh. Them që shqiptarët janë punëtorët me të mëdhenj edhe kur lajnë pjata jashtë. Ndërkohë që këtu janë të prirur të kërkojnë punë në shtet. Sot kemi thuajse rreth 300 mijë të punësuar. Këta janë shqiptarë që punojnë nuk janë nga Bangladeshi dhe as nga Pakistani. Nga ana tjetër, duhet të bëjmë përpjekje për të pasur vende pune të paguara më mire”, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll