Hapësire reklamuese

Sporti

Deklarata për De Biasin, Duka detyrohet të sqarojë nga e para publikun

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë një interviste të dhënë ditën e djeshme, Armando Duka lëshoi disa deklarata të forta për situatën ku është përfshirë trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi me Federatën Italiane të Futbollit.

Jehona që u bë fjalëve të Dukës, e kanë detyruar këtë të fundit që të sqarojë edhe njëherë tjetër publikun për qëndrimin lidhur me De Biasin.

“Për të shmangur çdo keqkuptim apo ekuivok, i cili krijon një situatë asapak të dëshiruar dhe jo profesionale, po ribëj publik qëndrimin tim: Të gjithë ne, të vlerësojmë maksimalisht dhe të japim më të mirën tonë për Europianin Francë 2016. E rëndësishme është ta kalojmë atë, me sa më shumë sukses. Pas përfundimit të tij, jemi të hapur për diskutuar për gjithçka. Trajnerit De Biasi, ja kam deklaruar që në ditën e parë të nënshkrimit të kontratës qëndrimin tim. Ne nuk i prishim askujt, karrierën e tij personale. Përkundrazi, jemi të lumtur në rast se ja rregullojmë atë gjithkujt që punon me ne dhe kontribon për rritjen cilësore të futbollit shqiptar. Do ta quaja vetëvrasje, që në këtë prag të Europiani dhe në kulmin e fushatës tonë përgatitore për këtë ngjarje të madhe, të merremi me diskutime dhe polemika pa vlerë”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.