Hapësire reklamuese

Politikë

'Deklarata pa lidhje me realitetin', Basha u citon eurodeputetëve ish-Presidentin Kennedy: Mos më kërkoni atë që...(E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

"Mos më kërkoni asgjë që nuk do e kërkonit për popullin tuaj", kështu i ka komentuar kreu i PD, Lulzim Basha deklaratat e eurodeputetëve ditën e sotme në Tiranë, të cilët kundërshtuan qeverinë kalimtare dhe theksuan se Parlamenti është legjitim. 

Nga Shkodra, Basha theksoi se deklaratat nuk kanë lidhje me realitetin, duke cituar edhe një shprehje të ish Presidentit të Amerikës, Kennedy.

"Ne kemi folur fare qartë. Por thelbi është ky. Kenedy, patë thënë "mos pyesni ça do bëjë vendi juaj për ju po ça do bëni ju për vendin tuaj". Deklarata pa lidhje me realitetit, t'i bëni të njëjën pyetje çdo miku që i do të mirë për Shqipërinë. A do të pranonit këtë për vendin tuaj, këtë që  kërkoni shqiptarëve për vendin e tyre", tha Basha ndër të tjera, ndërsa theksoi se ky Parlamnt nuk është legjitim, dhe do të vazhdojnë betejën e tyre.

Fjala e Lulzim Bashës:

E para e punës unë nuk komentoj kurrë deklarata e miqve të huaj. Jam në Shkodër në qytetin që i ka prirë rrrugëtimit 3 dekada drejt Europës. Ky është një rrugëtim i mbushur me sakrifica. Po po kështu është rruga e vetme që do e cojë Shqipërinë drejt clirimit, rruga drejt Europës është e vetmja. Në këtë rrugëtim është radha jonë të bëjmë një sakrificë. Ne e bëjmë këtë sakrificë sepse është e domosdoshme për të zhbllokuar rrugën e Europës nga pengesat që i janë vënë. Rrugën drejt Europës e pengon krimi dhe korrupsioni, hajdutëria qeveritare dhe ortaklliku me krimin. Detyra jonë është që me detyrim dhe vendosmëri të shpalosim të vërtetnë me fakte, që janë helmuar nga propaganda e Edi Ramës. Vlera kryesore e Europës është demokracia. Pengesa kryesore për Shqipërinë në Europë është Shqipëria si Kolumbia, vjedhja e taksave, pengesa kryesore është kapja e të gjitha pushteteve, qeveria e lidhur me krimin, zgjedhjet e vjedhura. Kështu nuk shkohet në Europë, shkohet me vlera dhe zgjedhje të lira. Në cilin vend të Europës kapet qeveria duke vjedhur zgjedhjet. Prandaj rrugëtimi që kemi nisur është europian. Prandaj jam me shumë besim dhe zemër të plotë si gjithmonë kur jam në Shkodër, do ti prijnë edhe këtij rrugëtimi final që do ketë vetëm një përfundim çuarjen para drejtësië, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

A është Parlamenti legjitim?

Nuk ka Parlment Republika e Shqipërisë, ka një bandë, ku një në tre deputetë është pjesë e krimit. Nuk ka parlament Shqipëria sot.

Cilat janë hapat e mëtejshëm?

Hapat e mëtejshëm të opozitës janë me qytetarët. Ne do vazhdojmë bashkë me sovranin. Do gërshetojmë protestat, mosbindjen civile dhe të gjitha aktet e tjera me turin tonë të shpresës. Kjo është një betejë që ne e bëjmë për vlerat europiane. Protestë dhe shpresë.

Deklaratat e eurodeputetëve

Ne kemi folur fare qartë. Por thelbi është ky. Kennedy, patë thënë "mos pyesni ça do bëjë vendi juaj për ju po ça do bëni ju për vendin tuaj". Deklarata pa lidhje me realitetit, t'i bëni të njëjët pyetje çdo miku që i do të mirën për Shqipërinë. A do të pranonit këtë për vendin tuaj, këtë që  kërkoni shqiptarëve për vendin e tyre. A do pranonit vjedhjet, bashkëqeverisjen me bandat, mjerimin ekonomik sepse përgjigja e tyre do të ishte e thjeshtë dhe e qartë. Askush nuk e pranon këtë sepse ata kanë zgjedhje të lira. Përgjigja ime është dhe mbetet mos më kërkoni asgjë që nuk do e kërkonit për popullin tuaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu