Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Deklarata epike e Vladimir Putin: Vaksina ruse Sputnik V është po aq e besueshme sa kallashnikovi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se vaksina anti-Covid “Sputnik V” është po aq e besueshme sa kallashnikovi, krahasuar kjo dhe me vaksinat e tjera.

“Vaksina ruse është po aq e besueshme sa kallashnikovi. Këtë nuk e themi ne por e thonë specialistët europianë. Unë mendoj që ata kanë shumë të drejtë”, tha ai gjatë një konference, shkruan BBC.

Sipas studimeve të bëra, vaksina “Sputnik V” rezulton të jetë 95% efektive kundër Covid-19 dhe se tashmë po shpërndahet në shumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Kritikët e administratës Putin ishin skeptikë kur vaksinës iu dha miratimi i shpejtë rregullator në Moskë vitin e kaluar, por provat e fazës së vonë kanë zbuluar se ofron nivele të larta mbrojtjeje kundër Covid-19 .

Vaksina Sputnik V vepron në një mënyrë të ngjashme me të tjerat të zhvilluara nga Oxford / AstraZeneca dhe Janssen / Johnson & Johnson. Ajo përdor një virus të tipit të ftohtë, i krijuar për të qenë i padëmshëm, si një bartës për të dhënë një fragment të vogël të koronavirusit në trup.

Gjithashtu, Putin foli dhe në lidhje me rivalitetin mes firmave farmaceutike të prodhimit të vaksinave duke thënë se të gjithë e dinë arsyen se pse vaksina Moderna dhe Pfizer mbështetet më shumë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img