Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

‘Deklarata e SHBA për Dvoranin godet Metën’, Presidenca i kthehet ashpër Ngjelës: Taku çmendaraku, nuk ka fituar asnjë gjyq në karrierën e tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e03742a86aff1afd2352474d99ec3045

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi ka reaguar menjëherë pas deklaratës që ka dhënë avokat Spartak Ngjela, lidhur me vlerësimin që i bëri DASH, Ardian Dvoranit.

Ngjela tha se vlerësimi për të ishte njëkohësisht një goditje për Metën, duke e vënë në pikëpyetje postin e tij si president.

Ndërkaq Blushi ka ironizuar duke e quajtur “taku çmendaraku’, për të cilin thotë se nuk ka fituar asnjë gjyq në jetën dhe karrierën e tij. Sipas Blushit, në 25 prill fiton Shqipëria e shqiptarëve dhe jo e oligarkëve.

Reagimi i Blushit

Në mungesë të personaliteteve të jurisprudencës, që e njohin Kushtetutën, ligjin dhe autoritetin e Komisionit të Venecias, Ramaforma ka thirrur në ndihmë edhe Taku Çmendarakun, të nominuarin për çmimin “Guinness”, si i vetmi jurist që nuk ka fituar një gjyq në jetën dhe karrierën e tij!

Nuk ja ka vlejtur asnjëherë një përgjigje për Taku Çmendarakun, të vetëshpallur “Avokat të FBI”, por për të dhe për të gjithë sivllezërit e tij, skllevër të partisë-shtet, që vranë Nako Spirun për llogari të Jugosllavisë, për këdo spiun burgu që shitet për disident, për çdo gjakprishur, për çdo kone-lehës, për çdo shpirtshitur, për çdo përshesh-ngrënës dhe sharës me pagesë dhe për çdo zar të Kryezarit dhe Kryeoligarkut, ka vetëm një përgjigje:

Referendumi i 25 prillit është dita e ndarjes me racën tuaj, që për interesa të armiqve të kombit, kërkon të marrë peng Shqipërinë.

Më 25 prill 2021, Shqipëria do jetë e shqiptarëve dhe jo më e oligarkëve dhe e mafies ndërkombëtare.

SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!

Më shumë

spot_img
spot_img