Hapësire reklamuese

Politikë

Deklarata e Ramës për punëtorë nga Bangladeshi, Çuri: Do përdoren politikisht, do u jepet pasaportë dhe do bëhen votues të PS-së

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata e Ramës për punëtorë nga Bangladeshi, Çuri:

Analisti Arjan Çuri është shprehur mbrëmjen e djeshme se deklarata e Ramës për punëtorë nga Bangladeshi, është një skemë e sofistikuar trafiku të qënieve njerëzore.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, Çuri tha se nëse emigrantët vijnë në Shqipëri dhe pajisen me lejeqëndrimi e pasaportë, ata do të përdoren politiksht dhe do bëhen votues të Partisë Socialiste.

“Kjo është më e thellë se sa kaq. E shikoj si një skemë trafiku njerëzish të sofistikuar, është në të gjithë botën, ka një lëvizje njerëzish dhe racash në të gjithë botën. Nëse këta vijnë dhe qeveria u jep lejeqëndrimi dhe brenda një periudhe të shkurtër pasaportë, për kë do votojnë këta? Kjo bëhej ashiqare në Greqi, do bëhet edhe këtu. Skema është që këta do përdoren politikisht, do u jepet pasaportë dhe do bëhen votues të PS-së”, tha Arjan Çuri.

Ndërkohë, vetë Rama ka thënë se kompanitë që operojnë në Shqipëri, nëse nuk gjejnë punëtorë në tregun e brendshëm, “do t’i kthejnë sytë” nga ai i jashtëm.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.