Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Deklarata e Ramës për diskutimet me komisionetët, reagon Basha: I habitshëm nervozizmi i tij, jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin në BE

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit akuzoi komisoneren europiane Mariya Gabriel se po ndërhynte në fushatën elektorale në Shqipëri.

Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se është i habitur nga nervozizmi i Ramës.

Ai thotë se Rama në 8 vite nuk bërë asgjë për të bashkuar me BE, teksa shkuan se ai është i vendosur për të bërë gjithçka për ta çuar vendin drejt Integrimit.

“I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë.

Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri. Mirënjohje BE, KE për ndihmën e pakursyer që i kanë dhënë dhe do t’i japin vendit tone,” shkruan Basha.

Më shumë

spot_img
spot_img