Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
67 %
1kmh
0 %
Pre
16 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Deklarata e pronarit që mbështet PS në Durrës: “Shpërthimin me eksploziv e bënë ca lepurushë”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në mesnatë në Durrës pati një shpërthim me eksploziv në një lokal në lagjen numër 15 në Porto Romano.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lokali ku ndodhi shpërthimi i përket një personi, jo të panjohur për policinë e Durrësit, Fetah Mataj, i cili para pak kohësh është liruar nga burgu pas një dënimi prej 10 vitesh.

Menjëherë pas ngjarjes ai është shoqëruar në polici ku dhe ka dhënë deklaratën para efektivëve të policisë.

 “Ata që e hodhën dhe e bënë këtë janë lepurushë, sepse po të shohin burra më kishin dalë përballë e ma thoshin në sy se çfarë kanë. Unë nuk kam konflikt me asnjë person. Në Durrës e gjithandej lëviz vetëm, nuk kam frikë askënd. Nuk kam konflikt me dikë, nëse ndonjë ka me mua të vijë e të më thotë, çfarë ka. Për ata kam një mesazh: Në Durrës do të jem, aty më gjejnë, kushdo që ka diçka, edhe policisë këtë i thashë”, tha 35-vjeçari Mataj për “DurrësLajm”, i cili eshtë i angazhuar në fushatën elektorale të PS-së në lagje.

Mataj sqaroi se ishte ora 00:00 e natës kur ndodhi shpërthimi. “Isha vetëm me gruan në shtëpi, po flinim gjumë. Dëgjuam shpërthimin, u ngritëm, por lepurushët ishin larguar nëpër natë pa gjurmë”. Pas kësaj, Mataj është larguar për në Durrës. 

Më shumë

spot_img