Hapësire reklamuese

Aktualitet

Deklarata e papritur: Punonjësit e pastrimit nxjerrin kokainën nga Porti i Durrësit me kazanët e mbeturinave

Shkruar nga Newsbomb

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme, kur është shprehur se ka dyshime të forta se punonjësit e pastrimit në Portin e Durrësit nxjerrin kokainën prej andej përmes kazanëve të mbeturinave.

Lala ka thënë se kjo tashmë është kthyer në fokusin e punës së Policisë së Shtetit. Sipas saj, nxjerrja e kokainës nëpërmjet këtyre kazanëve është kthyer në një problem të madh për uniformat blu.

"Kur pastrojnë portin, ka dyshime të forta se përmes atyre kazanëve të verdhë që marrin dhe heqin mbeturinat. Brenda atyre kazanëve ka sasi droge. Ka pako me kokainë. Fokusi i Policisë është për të kontrolluar këta punonjësit e mirëmbajtjes në port. Është evidentuar në disa raporte, është problemi më i madh", u shpreh gazetarja në "Open".

Një sasi prej të paktën 59 kg kokainë është zbuluar sot në Portin e Durrësit. Ajo ishte fshehur në një kontenier me qymyr guri që vinte nga Kolumbia, ndërsa gjatë rrugës kishte bërë dhe disa ndalesa në porte të tjera. Hetimet vazhdojnë dhe dyshimet janë se kemi të bëjmë me një sasi më të madhe.

Më tej, Klodiana Lala ka treguar se ka dyshime dhe ajo ka informacione se trafikantët e marrin drogën nga anijet përmes dronëve.

“Sipas informacioneve që disponoj, ka dyshime që trafikantët po përdorin një metodë të re përmes droneve. Po vendosin drone dhe po arrijnë të marrin sasinë e drogës. Se çfarë dronësh janë nuk dihet, por ideja është që shumë sasi merren me dron.

Të gjitha historitë e drogës në Shqipëri, asnjëherë nuk është shkuar tek nivelet e larta dhe nuk janë prekur ata që konsiderohen bosët e kokainës”, tha gazetarja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu