Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Deklarata e papritur e Metës: Do bashkëpunoj me shumicën dhe opozitën e re, por ky parlament u shkarkua në 25 Prill

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta thotë se është i gatshëm të bashkëpunojë me qeverinë dhe opozitën e re në shtator të këtij viti.

Gjatë një deklarate për media, Meta tha se shkarkimi i tij nga Kuvendi është “akt dëshpërues” pasi ai kuvend, sipas kreut të shtetit, është shkarkuar në datën 25 prill.

“Nuk kam asnjë shqetësim nga akti dëshpërues i parlamentit të shkarkuar më 25 prill. Pres me durim dhe bashkëpunoj me shumicën e re kushdo që do të jetë dhe opozitën e re gjithmonë në respekt të kushtetutës dhe të integrimit europian”, deklaroi Meta.

Presidenti Meta gjithashtu iu përgjigj akuzave për përfshirje në zgjedhjet parlamentare, duke thënë se ishte kryeministri Edi Rama e përfshiu në fushatë. Meta tregoi edhe disa shembuj që sipas tij e provojnë këtë.

“Ky është billbordi i vendosur në të gjithë vendin. Këto të jeni të sigurtë që s’i ka vendosur as presidenti as opozita. Gjithë territorin e vendit e kontrollon qeveria, policia. Nuk është ndaluar askush që ka bërë një veprim të tillë të paligjshëm dhe shumë të kushtueshëm.

Nuk po ua lodh kokën, se këtu keni qenë dhe e dinë të gjithë çfarë është bërë. Të gjitha shqetësimet e presidentit u verifikuan. Do ishte mirë të kishim parë zgjedhjet model, por e dimë shumë mirë që presidenti bëri çdo përpjekje për të ndaluar degradimin e standardit të zgjedhjeve. Numri i denoncimeve të ardhura është shumë më i lartë se në 2017-ën.

Kjo ka nodhur për shkak të mos hetimit të dosjeve të Dibrës dhe Shijakut, por edhe për shkak të sfidës për të përsëritur tërmetin në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë”, u shpreh Meta.

LIVE:

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img