Deputeti i LSI, tashmë me mandat të dorëzuar, Përparim Spahiu, ka komentuar deklaratat e zv.ambasadorit të OSBE Robert Wilton, i cili u shpreh se vjedhja e votave nuk ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Me anë të një statusi në Facebook, Spahiu thekson se blerja e votave ka qenë masive në zgjedhjet e 2017-ës dhe kjo është faktuar tashmë edhe nga Rai dhe Zëri i Amerikës.
Tani, mendo si ndjehet ky zyrtari i OSBE, që përveç se paguhet goxha mirë, “kap dhe ndonjë gotë verë apo darkë”, nga Qeveria, për ato që thotë’, shprehet ndër të tjera Spahiu.
Komenti i plotë:
“Kur punoja në bankë, shefi im, thoshte gjithmonë që Shqipëria është parajsë, pasi në mes të Europës, paguhej si të punonte në Afrikë.
Tani, mendo si ndjehet ky zyrtari i OSBE, që përveç se paguhet goxha mirë, “kap dhe ndonjë gotë verë apo darkë”, nga Qeveria, për ato që thotë.
Pasi nuk ka se si të deklarohet një zyrtar i BE-s që janë blerë vota por nuk ka ndikuar në rezultat.
Vetëm një person i kapur keq ose pjesë e një kazani të madh, mund të flasi në menyrë të tillë.
Blerja e votës ka qenë masive, e faktuar tashmë nga VOA dhe RAI, por dhe nga ato që do të shohim e dëgjojmë në vazhdim”.