Deklarata e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis e bërë gjatë takimeve me homologët europianë të NATO-s, është konsideruar në mediat gjermane si kanosje.
Mattis theksoi se vendet europiane të NATO-s duhet të rrisin buxhetin e tyre për ushtrinë nëse nuk duan që SHBA të rimodelojë mbështetjen për ta.
“Ministri amerikan i Mbrojtjes u kanoset partnerëve në NATO”, shkruan Deutsche Welle, ndërsa risjell në vëmendje edhe komentet e Donald Trump kundër aleancës.
Megjithatë, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, i ka konsideruar të drejta kërkesat e Uashingtonit, duke theksuar se amerikanët nuk mund të mbajnë mbi supe të gjithë peshën e NATO-s.