Hapësire reklamuese

Politikë

Deklarata e Imamit, revolton shkrimtaren: Ku janë ato gratë e pushtetshme që bëjnë peticione kur lëndohet Vlahutin?!!

Shkruar nga Newsbomb

Deklarata e deputetit Arben Imamit lidhur me listën e PD zgjedhur nga Basha, ka ngjallur mjaft reagim në rrjetet sociale.

“Futi shtëpiake që kanë pjellë nga 4 fëmijë”, tha Imami.

Shkrimtarja Flutura Açka shprehet e indinjuar ndërsa pyet se ku janë gratë e pushtetshme të cilat firmosën një peticion në mbrojtje të ambasadores Romana Vlahutin që u sulmua në një artikull nga Kastriot Myftaraj.

“Unë jam 'Nënë me shumë fëmijë'

Të dëgjosh nga goja e një deputeti se qenka turp të jesh 'Nënë me shumë fëmijë' dhe kjo të privon të konkurrosh si e barabartë, padyshim mendon se je në një vend barbarësh.

Të dëgjosh KM tënd brekushevarë që fyen dhe qesëndis fshatçe një kandidate perfekte për deputete si Grida Duma , ta zë mendja se vetëm Europë nuk i vjen erë nahisë sonë.

Ku janë ato gratë e pushtetshme që bëjnë peticione (me të drejtë mbase) kur u lëndohet Vllahutin? A nuk kanë ndonjë fjalë të thonë sot dhe të lebetiten? Nëse nuk thonë, nuk janë veçse hipokrite dhe përligjëse vetëm të fondeve që marrin nga Europa për të drejtat (edhe të grave). Kjo shoqëri ka nisur të më bëjë me turp me falsitetin e saj”, shkruan Açka.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll