Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Deklarata e fortë: Në resortin “Gold” janë kryer 10 mijë përgjime, janë kapur deputetë e ministra

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

554f4f663d85ee04520e1c128b999f8b

Në resortin Golden në Shijak ku dyshohet se u mbajt peng 49-vjeçari Jan Prenga, janë kryer mbi 10 mijë përgjime, si pjesë e dosjes 339.

Sipas gazetares Klodiana Lala, në përgjime kanë dalë edhe politikanë, deputetë e ministra të cilët frekuentonin ambientet e resortit “Golden” në pronësi të vëllezërve Hajri.

“Janë përgjuar ministra deputetë… Janë bërë mbi 10 mijë përgjime ambientale tek ai resort, për dosjen 339. Tek ky resort përgjimet ambientale nxjerrin dhe disa persona të tjerë. Që janë nga zona e Durrësit, me rezultojnë me mbiemrin Shehu. Por nuk mund të them më shumë detaje, pa u siguruar”, tha gazetarja.

“Dritani Rexhepi me grupin e vet arrinte të siguronte sasi të mëdha kokaine të cilat financoheshin nga grupe kriminale shqiptare  dhe mendohet se është Gentian Doçi njëri nga financuesit e rreth 300 kg kokaine. Gentian Doçi është nga Dukagjini, është një ndër familjet më të forta në zonën e Shkodrës. Ky është personi që ka financuar lëndën pra e kanë financuar disa grupe njëherazi por grupi kryesor drejtohej nga Gentian Doçi. Astrit Prenga përgjohet duke folur me Gantian Doçin dhe i thotë më thuaj ku është im vëlla dhe ai i thotë ti e di fort mirë ku e ke vëllain sepse ti më ke prek mallin. Në përgjime të paktën del kjo gjë”, tha ajo në emision “Opinion”.

Ndërkohë për të kërkuarin Gentian Doçi, që njihet dhe si biznesmen gazetari Artan Hoxha tha: “Këta nuk janë ngatërruar asnjë herë në pazare politike. Të gjithë i dinin në Shkodër, por nuk ngatërroheshin me politikën. Ndaj kanë mbijetuar kaq shumë”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img