Hapësire reklamuese

Politikë

Deklarata e fortë e Vangjelit: McGonigal ka marrë miliona euro në Shqipëri dhe Kosovë, ka takuar biznesmenë, politikanë, gjyqtarë e prokurorë

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata e fortë e Vangjelit: McGonigal ka marrë miliona euro në

Ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal është takuar në Shqipëri me biznesmenë, politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë, sipas analistit Lorenc Vangjeli, i cili tha se McGonigal ka tentuar të ndërhyjë edhe në procesin e Vettingut.

Sipas Vangjelit, McGonigal ka marrë miliona euro nga biznesmenë në Shqipëri dhe Kosovë, duke u premtuar atyre shërbime të ndryshme.

Deklarata në emisionin “TPZ”:

Artan Hoxha: Ai ka zgjidhur disa probleme, në rastin e Nick Muzin, ai ka zgjidhur se këtë hall kishte qeveria. Ai ka çuar informacionin, hetimet janë hapur për të. Por të them informacioni që iu çua ishte shumë i saktë.

Lorenc Vangjeli: Ka takuar biznesmenë, politikanë, gjyqtarë dhe prokurorë. Bëhet fjalë për shuma miliona euro që janë marrë në Shqipëri dhe Kosovë, në premtim të shërbimeve që mund të bëheshin. Po them çfarë po thuhet, në disa raste edhe prej vetë viktimave që kanë dhënë shumat e konsiderueshme. Është tentuar të ndërhyhet edhe në procesin e Vettingut, për të caktuar kush e kalon apo jo. Çdo shqiptar, ka parë së paku një film triller dhe e kanë idenë që FBI-ja është ajo që bën gjithçka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu