Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama i prerë: S’do bëhemi mbulesë për MINISTRA e DEPUTETË që ABUZOJNË me detyrën! Merrni avokatin dhe sqarohuni para drejtësisë së re (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Rama i prerë: S’do bëhemi mbulesë për MINISTRA e

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama paralajmëron ministrat dhe deputetët socialistë, duke thënë se do të jenë të vetëm përballë drejtësisë së re, nëse u kërkohet llogari për shpërdorim detyre.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS, Rama tha se kjo forcë politike nuk do të bëhet mbulesë as “për ministra e deputetë apo drejtora e shefa” nëse drejtësia e re do të kërkojë llogari prej tyre.

“Ik sqarohu para drejtësisë së re me avokatin tënd! Ky do të jetë qëndrimi ynë edhe më i prerë”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Mandati i tretë përputhet me kohë, me një kohë të re të drejtësisë në Shqipëri. PS nuk do të mbëhet mbulesë për asnjë ministër, për asnjë deputet drejtor, nëse drejtësia e re do të kërkojë drejtësi prej tij apo prej saj. E kam thënë edhe më parë kur na është dashur të ndeshemi me këtë sfidë. Dhe po e përsëris edhe sot, Partia nuk mban përgjegjësi për askënd që shkel në dërrasën e kalbur të drejtësisë, por mban përgjegjësi se si reagon për shkeljet. Reagimi tonë do të jetë edhe më i qartë edhe më i prerë, ik sqarohu para drejtësisë me avokatin tënd.

Reforma në drejtësi dhe lufta kundër drejtësisë së vjetër është një vijë e kuqe mes PS dhe kujtdo brenda nesh që hyn në gjynah me popullin dhe shtetin shqiptar duke abuzuar me detyrën për përfitime të paligjshme.

Portat nga qielli, deti, infrastukturat e mëdha, dixhitalizimin, ne do ta realizojmë gjatë kësaj dekade të re, por pa e futur në këtë varg të madhe reformash dhe punësh atë pjesë të shqiptarëve që deri më sot është ndjerë e përjashtuar për shkak të mbylljes apo përplasjes së derës në fytyrë, Shqipëria mund ta rrisë ekonominë, por s’mund të bëhet një shtet që garanton liri, punë dhe si vend anëtar i BE-së.

LIVE:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed