Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Deklarata e fortë e Ramës: Patronazhistët e PD janë paramilitarë të armatosur që lëvizin me frugona dhe vrasin njerëz

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku mbështetës të PD-së u përplasën me disa kundërshtarë politikë për të cilët dyshonin se blenin vota, përplasje që rezultoi fatale për një person, ndërsa katër të tejerë u plagosën.

Rama tha se Partia Socialiste akuzohet për patronazhistët e saj që trokasin derë më derë si bëjnë në çdo parti të madhe perëndimore, por patronazhistët e PD-së janë paramilitarë të armatosur që lëvizin në qytetet shqiptare me furgona.

Kujtojmë se policia e Elbasanit, para krimit të rëndë u njoftua për tre furgona me persona të armatosur që lëviznin në këtë qytet. Sipas raportimeve këta janë “grupi i PD-së për mbrojtjen e votës”, siç kanë deklaruar disa zyrtarë demokratë.

“Komenti im është që të gjithë qytetarët le ta mendojnë për një moment, që sikur kjo ngjarje të ishte zhvilluar në kah të kundërt. Sikur furgonë të ngjashëm me të policisë të kishin mbërritur në çdo qytet, të mbushur me njerëz paramilitarë, ish oficerë policie, të kishin logon e PS dhe t’i kërkonin njerëzve hesap, imagjinoni sikur në furgonët me paramilitarë të hapej zjarr, të vritej dikush, të plagosej një efektiv policie, dhe mu aty pranë kufomës, Taulant Balla të mbante një fjalim ku të akuzonte palën tjetër, të merrte vrasësin dhe të largohej. Ne jemi vënë nën shënjestër për organizimin me patronazhistë, ndërkohë që patronazhistët e PD janë të armatosur dhe shkojnë deri aty sa vrasin njerëz”, deklaroi kryeministri Edi Rama në emisionin “Real Story”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img