Një deklaratë e fortë vjen nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin organizatën Al-Kaedën.
Putin tha gjithashtu se ka prova që CIA mbështeti terroristët në Çeçeni të Rusisë.
“Al Kaeda nuk është rezultat i aktiviteteve tona. Është rezultat i aktiviteteve të miqve tanë amerikanë. Kjo histori filloi gjatë luftës sovjetike në Afganistan, kur shërbimet amerikane të sigurisë mbështetën lëvizjet e fundamentalizmit islamik kundër trupave sovjetike në Afganistan”, the Presidenti Putin në intervistën “Shoëtime” të Oliver Stone.