Hapësire reklamuese

Rajoni

Deklarata e fortë e presidentit Gjukanoviç: "Ballkani i Hapur" do përfundojë me zhdukjen e Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës dhe Maqedonisë

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata e fortë e presidentit Gjukanoviç: "Ballkani i

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, në një intervistë për një portal në vendin e tij është pyetur dhe për nismën e "Ballkanit të Hapur". Ai është përgjigjur se kjo nismë ku aktualisht bën pjesë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, do përfundojë me zhdukjen e disa shteteve në Ballkan.

"Atyre u pëlqen ideja e ndryshimit të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, këtë herë në “botën serbe”. Dhe vazhdon, automatikisht, me të njëjtat zullumqarë të shtetit të madh", ka thënë presidenti malazez ndër të tjera.

A e kundërshtoni edhe prioritetin e radhës të kryeministrit Abazovic - Open Blakan?

Gjukanoviç: Po, është shumë e diskutueshme. Bëhet fjalë për një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së. Që nuk na duhen. Ne kemi nevojë për anëtarësim në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan.

Atyre u pëlqen ideja e ndryshimit të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, këtë herë në “botën serbe”. Dhe vazhdon, automatikisht, me të njëjtat zullumqarë të shtetit të madh.

A e dimë se si përfundon?

Gjukanoviç: Sigurisht. Ajo duhet të përfundojë me zhdukjen e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Por është e sigurt se do të kishte përfunduar me luftë dhe disa gjenocide të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll