Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Deklarata e fortë e Pjerin Ndreut: Në fokusin e policisë të jenë djemtë e politikanëve dhe biznesmenëve që bëjnë spektakël me makina nëpër trafiqe

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, pasi u shpreh se në fokusin e policisë duhet të jenë djemtë e politikanëve dhe biznesmenëve që bëjnë spektakël me makina në trafik.

Sipas tij, duhet një goditje e dedikuar për këta persona dhe jo për njerëzit e thjeshtë, pasi këta të fundit mund të gabojnë por nuk janë problem që sjell pasoja.

“Mendoj se kjo vjen për shkak të kokave të nxehta që kemi ne për t’i zgjidhur gjërat gjithmonë me armë. Nga ana tjetër, shtrohet një problem. Unë jam i shqetësuar për disa probleme të kriminalitetit që në fakt kanë për autorë disa kontigjentë të njohur të skeduar nga policia me rekorde kriminale.

Është ndryshe nëse ndodhin ngjarje të një njeriu që nuk ka pasur rekorde dhe nga një indicie e caktuar shpërthen dhe mund të ndodhë një krim dhe nga kjo nuk përjashtohet askush, por nëse autorët janë njerëz me rekorde kriminale, atëherë mendoj se ka ardhur koha që të bëhet një evidentim i saktë i të gjithë personave problematikë dhe fokusi i shërbimeve të policisë por edhe i institucioneve të tjera se policia nuk mund të ketë. Kam frikë se ka lëvizur aksi i goditjes së këtyre personave, që tek personave që bëjnë spektakël nëpër trafiqe me makina dhe janë djemtë  e politikanëve, biznesmenëve dhe njerëz me rekorde kriminale që duhet të jenë në fokusin e përditshëm të policies”, tha Ndreu në Top Talk.

Gazetari: Pra nevojitet një goditje energjike që diçka duhet të ndryshojë.

Ndreu: Duhet goditje e dedikuar për këta, jo për njerëzit e tjerë. Njerëzit e tjerë që janë qytetarë të rregullt mund edhe të gabojnë, por nuk janë problemi që sjellin pasoja. Duhet goditje e dedikuar për çdo rreth, duhet listë personash që demonstrojnë hapur akte rrugaçërie, veprime të padenja, spektakle në trafik dhe kanë rekorde kriminale si dhe mbajnë armë me vete.

Më shumë

spot_img
spot_img