Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Deklarata e fortë e Milaim Zekës: Albin Kurti po kërkon të fusë në kurth Edi Ramën, ky është skenari që dëmton Shqipërinë dhe Kosovën

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata e fortë e Milaim Zekës: Albin Kurti po kërkon të

Analisti nga Kosova, Milaim Zeka, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme në emisionin “Top Talk”, pasi u shpreh se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po ëkrkon të fusë në kurth Edi Ramën.

Sipas tij, kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës që Shqipëria të angazhohet në një padi ndërkombëtare në Gjykatën e Hagës ndaj Serbisë, për genocid në Kosovë, është një kurth, pasi provat nuk janë të mjaftueshme për fituar gjyqin.

“Nuk ka ministër në kabinetin e Kosovës, që guxon të bëjë një prononcim sado të vogël, pa konsultim paraprak me kryeministrin Kurti.

 Është kurth, sepse hap armiqësi mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë që ne i propozuam Edi Ramës dhe Presidentit të Shqipërisë që të bëjë një padi por ata nuk e bënë dhe kjo shkakton një hasmëri dhe një urrejtje.

Nuk duhet ta bëjë qeveria shqiptare një gabim të tillë, që faktikisht do të amnistonte Serbinë nga krimet e kryera në Kosovë, duke u nisur nga fakti se është e humbur para gjykatës ndërkombëtare, sepse as Mlladiçi që kishte 1 milion prova për Bosnjën nuk u akuzua për genocid. Ne jemi më të dobët me provat”, tha Milaim Zeka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed