Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, pasi u shpreh se kryeministri Rama ka dirigjuar opozitën shqiptare deri në 25 Prill.
Ai u shpreh në “Opinion” se në nivelet e larta të politikës nuk ka gabime, por vetëm tradhti, teksa shtoi se LSI bëri vetëvrasje me djegien e mandateve.
“Opozitën shqiptare deri më 25 prill e ka dirigjuar Edi Rama, nga akuzat ndaj meje për të ashtuquajturën çështja Doshi-Fufi, nga çadra, tek djegia e mandateve, zerimi i pushtetit vendor dhe deri tek zgjedhjet e fundit. Për LSI mund të them që bëri një vetëvrasje me djegien e mandateve dhe u bë bisht i kesaj opozite të dirigjuar nga Kryeministri. Ne nivelet e larta nuk ka gabime, ka tradhti”, tha Meta.