Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Deklarata E FORTË e Kryeparlamentarit turk: Në Shqipëri po zhvillohet një hetim për pastrim parash, lidhur me FETO-n

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b85b2c339db99522dbb0d21807830e00

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Şentop, tha se është në dijeni që prokuroria në Shqipëri po zhvillon një hetim për pastrim parash lidhur me organizatën terroriste FETO.

“Ka dokumente, informacione që janë zbuluar në Turqi gjatë hetimeve dhe gjykimeve që kemi kryer lidhur me këtë. Ne këto i ndajmë dhe i vlerësojmë me homologët tanë. Edhe në Shqipëri ka persona dhe institucione të konsiderueshme. Është një strukturë e organizuar në kuadrin e kompanive dhe institucioneve arsimore, të medias dhe të shoqërisë civile. Sigurisht që këto ‘struktura legale’ janë struktura që fshehin qëllimet dhe aktivitetet e tyre të vërteta”.

Şentop u shpreh se “një hetim i përpiktë” ka filluar në Shqipëri kundër FETO-s për pastrim parash, raporton Anadolu Agency.

“Kam dijeni se edhe prokuroria shqiptare ka një hetim lidhur me pastrimin e parave për organizatën FETO. Ky është një hetim i përpiktë. Ne e dimë se përderisa ata përdorin të gjitha burimet, veçanërisht burimet ekonomike, për qëllimet e tyre të vërteta, ata gjithashtu përdorin strukturat e tilla si ato arsimore, të medias, OJQ, si një maskë për të fshehur dhe mbuluar aktivitetet e tyre”, theksoi Şentop.

Ai gjithashtu paralajmëroi për rrezikun që e përbën kjo organizatë terroriste, duke shtuar se Turqia vazhdimisht paralajmëron në lidhje me këtë.

“Ne e dimë dhe e besojmë se ata përbëjnë një rrezik shumë serioz kryesisht në Shqipëri dhe në vendet ku ata janë të pranishëm. Në këtë kuptim ne nuk dëshirojmë që edhe vendet të tjera të dëmtohen dhe të pësojnë dëme nga kjo strukturë. Gjithashtu ne i kemi paralajmëruar dhe jemi të kënaqur që vërejmë se ata në parim janë në të njëjtin mendim, por gjithashtu kemi përsëritur se duhet të bëhen ato që janë të nevojshme pa u vonuar shumë”, tha Şentop.

Më shumë

spot_img
spot_img