Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Deklarata e fortë e Ibsen Elezit: Basha do të largohet por nuk e lejojnë, ai i shërben interesave që e kanë katapultuar në krye të PD

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, i cili ka dalë hapur kundër kreydemokratit Lulzim Basha, është shprehur se ky i fundit ka dëshirë të largohet nga PD, por nuk e lejojnë.

Ai tha se Basha u shërben interesave që e kanë katapultuar në krye të PD, ndaj u ka kërkuar anëtarëve të partisë që të protestojnë kundër kryedemokratit.

Sipas tij, roli i Sali Berishës është shumë negative në këtë situatë krize dhe pozicioni i ish-kryeministrit në këtë moment ka filluar të kompromentohet.

Intervista e Ibsen Elezi në MCN TV:

Kerkesa juaj ka qene publike dhe zyrtare. Në kushtet kur nuk ka ende një reagim, cilat janë hapat e tjera brenda partisë që do të ndiqni për të vënë në zbatim kërkesat?

Elezi: Nuk e kam besuar që Basha nuk ka dashur të largohet, por nuk e lanë të largohet.

Kush nuk e lë?

Elezi: Lidhjet nuk e lënë. Ky problem është shumë serioz, kur të katapultojnë gjithçka funksionon keq. Ai i shërben interesave që e kanë katapultuar. Unë i kam kërkuar shumë anëtarëve që të protestojnë përndryshe kësaj partie do ti vdesë çdo nerv. 

A ka ish zyrtare te tjerë qe do t’u bashkohen protestave Partisë Demokratike?

Elezi: Ka nga ata që thonë se nuk është mjeti i duhur protesta dhe unë i kam pyetur cili është mjeti dhe nuk kanë pasur përgjigje. Të kërkosh zgjedhje në një parti demokratike është gjëja më elementare nëse nuk e kërkojmë këtë do tregojmë që kjo parti ka vdekur.

Pse nuk prisni zgjedhjet e planifikuara në muajin korrik për kryetarin e partisë dhe kjo periudhë 1-mujore të shfrytëzohej nga kandidatët për fushatë brenda strukturave?

Elezi: Jo të gjithë janë specialist procesi. Një proces do të kërkojë kohën e vet. Procesi zgjedhor kërkon një periudhë organizimi në lidhje me të gjitha procedurat. Këto procedura kërkojnë një periudhë 3-6 javore. Unë jam konservator si formim, por për shkak të formimit kam kuptuar që i përkas këtij formimi. Unë nuk duhet të jem si numër aty sepse nuk funksionon kështu. Do ketë përplasje serioze idesh.

Edhe Imami dha një deklaratë sot?

Elezi: Ai reagoi në mënyrë normale nëse do ndërtohej qeveri mes të dyve. Maskimin e bëjnë në mënyrë perfekte por kjo do ishte vrastare për demokracinë.

Si e vlerësoni heshtjen e Sali Berishës mbi proceset e brendshme të PD?

Elezi: Roli i tij në këtë situatë është shumë negative në këtë situatë krize. Pozicioni i tij në këtë moment kompromentohet.


Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img