Tirana
few clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
1.5kmh
20 %
Sht
14 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Deklarata e fortë e gazetares: Sistemet e Policisë i ka ndërtuar një firmë ruse, hakerat kanë fshirë çdo të dhënë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Anduena Llabani është shprehur mbrëmjen e sotme se hakerat që janë futur në sistemet e Policisë së Shtetit, kanë fshirë të gjitha të dhënat. Sipas saj, kanë shpëtuar vetëm ato materiale që kanë qenë të ruajtura në USB.

E ftuar në emisionin “Drejt”, Llabani ka treguar se dhe firma që ka ndërtuar sistemet e Policisë është ruse.

“Të dhënat janë fshirë të gjitha nga sistemi. Janë shpëtuar materiale që kanë qenë në USB. Janë dosjet e zbulimit të autorëve që janë shumë sensitive, të paktën janë siguruar. Pjesa tjetër janë fshirë dhe nuk jep njeri llogari për to. Asgjë nuk rikuperohet më mbrapsht. Askush nuk i ka vënë në dijeni këta policë apo komisariate se do të vidhen këto materiale.

Para se të ndodhte kjo histori kemi dëgjuar se disa hakera serbë kanë sulmuar ministrinë e Mbrojtjes dhe RTSH-në dhe një medie tjetër. Ata kanë tentuar që të marrin disa informacione nga mediet.

E para që është sulmuar ka qenë ministria e Drejtësisë dhe ky “mikrob” është përhapur tek regjistri i Noterëve dhe më pas është përhapur edhe tek policia. Këto të dhëna janë në duart e hakerave. Firma Intracom që ka shtruar infrastrukturën në shërbimet policinë e shtetit është vetëm maja e ajsbergut, pasi vija fundore që nuk jepet material është ruse. Ata që kanë shtrirë kabllot janë një firmë ruse”, u shpreh Anduena Llabani.

Më shumë




spot_img








spot_img