Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
32 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Deklarata e fortë e Etilda Gjonaj: “Gërdeci” dhe “21 Janari” janë rikthyer dhe do u shkohet deri në fund

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialiste, ka folur për sistemin e Drejtësisë në vendin tonë, ku nuk ka lënë pa përmendur dy çështje të “nxehta” si “Gërdeci” dhe “21 Janari”.

Ajo tha se këto dy çështje tashmë janë rikthyer dhe do u shkohet deri në fund, ndërsa shtoi se qeveria po shemb drejtësinë e vjetër për të ngritur drejtësinë e re.

‘’Po shembim drejtësinë e vjetër, dhe po ngremë drejtësinë e re, barazi para ligjit, shpresë dhe besim për qytetarët. Reforma në Drejtësi është realitet. Të gjithë e vlerësojnë pavarësinë reale që i kemi dhënë drejtësisë së re, pastrimin e sistemit nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar e të paaftë. Mbështetjen për institucionet e reja të drejtësisë, për ti bërë funksionale e efiçiente.

Koha të tregojnë përgjegjshmëri e integritet, besim tek qytetarët përmes rezultateve positive.

Arritjet e para kanë filluar të jenë të prekshme. Lajmet te periudhës së fundit janë inkurajuese, tregojnë se drejtësia vonon, por nuk harron. Çështje të harruara si Gërdeci, 21 janari, janë rikthyer dhe do u çohet deri në fund”, tha Gjonaj.

Më shumë

spot_img
spot_img