Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Deklarata e fortë e Erdogan nga Qipro Veriore: Të gjithë janë armiqtë e turqve, përfshirë edhe Mitsotakisin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme nga Qipro Veriore, ku e ka quajtur armik të turqve kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Ai foli për përplasjen mes Turqisë dhe Greqisë për Qipron, teksa tha se se Turqia do e mbrojë deri në fund të drejtën e saj.

“Të gjithë ata që janë armiq të turqve përfshirë këtu edhe Mitsotakisin. Edhe ata që flasin nga Amerika me videokonferencë. Le të mblidhen dhe do të flasin kundër nesh. Le të flasin. Ne po e japim mesazhin tonë. Ne kemi të drejtë. Prandaj do ta mbrojmë deri në fund të drejtën tonë. Këta flasin për të drejtat vetëm kur u intereson. Përdorin si vegël edhe Bashkimin Europian që e pranoi në union pjesën jugore. Duan që ne të heqim dorë nga shteti që qipriotët turq e krijuan me jetë, gjakë dhe dëshmorë. Askush mos të presë nga ne që të bëjmë hapa pas. Ne nuk kemi më kohë për të humbur”, tha Erdogan.

Ai hodhi akuza edhe për Bashkimin Europian, pasi tha se BE gënjeu për ndihmën që do i jepte veriut të Qipros.

“Çfarë ndodhi? E kanë mbajtur fjalën ju? Cfarë keni bërë si ju BE? Asnjëherë nuk e keni trajtuar problemin me drejtësi. Vetëm gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra. Kjo nuk është demokraci. BE do të ndihmonte veriun e ishullit. E bëri? Jo. Sepse këta e ndërtojnë jetën bazuar në gënjeshtra”, u shpreh presidenti turk.

Më shumë

spot_img
spot_img