Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Deklarata e fortë e Edvin Kullurit: Basha ka dalë garant edhe me armë se zgjedhjet nuk do të vidheshin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Pd, Edvin Kulluri, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, pasi u shpreh se Lulzim Basha kishte dalë garant edhe me armë që zgjedhjet nuk do të vidheshin.

Ai tha në “Top Talk” se Basha duhet të mbajë përgjegjësi që nuk garantoi zgjedhjet e lira, teksa shtoi se zgjedhjet në Shqipëri mund të bëhen edhe pa Lulzim Bashën.

Këtu ka një mungesë përgjegjësi totale personale, forumeve dhe grupit parlamentar e këshillit kombëtar, të cilët kanë marrë përgjegjësinë të opozitës së Lulzim Bashës për të na çuar drejt fitores që në fakt ishte humbja e pestë radhazi e PD dhe e katërta e Bashës. Në garën e tretë as nuk e mori përgjegjësinë të hynte në zgjedhje. Ky kapak që i është vënë kësaj tenxhereje që po shpërthen, një forcë konkurruese për të fituar pushtetin në Shqipëri tregon se kjo parti sot që flasim është personalizuar, është kthyer në sekt personal të Lulzim Bashës.

Që në momentin që nuk surprizohet më nga humbjet apo mosmbajtjta e përgjegjësisë, ne do ta kuptojmë qartë se në ç’gjendje është PD. Nëse do qëndrimin tim personal, pavarësisht se zgjedhjet kanë pasur problematikën e tyre, së pari Lulzim Basha është betuar se nuk do të lejojë vjedhjen e zgjedhjeve, e dyta është futur në një Komision Zgjedhor pikërisht sepse kishte garanci dhe besimin se zgjedhjet nuk do vidheshin por do të kryheshin të rregullta, përndryshe vazhdonte bojkotin. Përderisa ka dalë në deklaratë, edhe me armë që zgjedhjet nuk do të vidheshin, tani të mbajë përgjegjësi mos garantues i zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Zgjedhjet në Shqipëri bëhen edhe pa Lulzim Bashën”, u shpreh Kullur

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img