Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Deklarata e fortë e Edi Ramës: Athina qytet shqipfolës, kini kujdes me Himarën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

44ec8a05b748cf678b32ab68d3d6665a

Kryeministri Edi Rama ka bërë ndoshta deklaratën më të fortë që një zyrtar shqiptar në të tilla nivele ka bërë për Athinën e lashtë dhe Greqinë në tërësi.

Nëpërmjet rubrikës “Amarcord” në faqen e tij në Facebook, ku Rama publikon foto të vjetra, ai ka folur kësaj here për historinë e Athinës dhe sesi shqiptari Gjergj Dushmani kishte shmangur bombardimin e saj nga flota veneciane. Kryeministri shqiptar ka shkruar më tej, ku duke iu referuar dëshmive autentike, shkruan se Athina ka qenë dikur qytet shqipfolës, por sipas tij, kjo nuk e bën atë qytet shqiptar.

Rama ka dhënë edhe një mesazh të qartë sa i përket pretendimeve greke për Himarën. Ai thekson se kjo krahinë njihet vetëm si shqiptare, ndërsa Greqia u ka diçka borxh shqiptarëve në historinë e saj të jashtëzakonshme, duke iu referuar kështu çështjes çame.

“Kjo gravurë e vjetër e Athinës e 1670 (qytet në të cilin, shkruante ende më 1925 princi grek fanariot Eugene Rizo-Rangabe, “…popullsia autoktone është edhe sot e kësaj dite kryesisht shqiptare”), na kujton, ndër të tjera se, nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk. Një histori e tillë e një qyteti që dikur ishte sipas historianëve e dëshmive autentike, qytet kryesisht shqipfolës, nuk e bën absolutisht atë një qytet shqiptar, edhe pse shqiptarëve Athina diçka u ka borxh në historinë e saj të jashtëzakonshme. Dhe, tamam po kështu, nëse Himara përjetoi me arqipelagët grekë dhe greqishten si “lingua franca” të Orientit, nëpërmjet shkëmbimeve detare, një bashkëjetesë të afërt e të frytshme, kjo nuk e bën atë absolutisht një krahinë greke; aq më shumë që popullsia e saj, në të gjithë aktet ndërkombëtare, për të mos folur veç për Historinë, njihet thjesht e vetëm si SHQIPTARE”, shprehet kryeministri, deklaratë që pritet të shkaktojë shumë reagime në shtetin fqinj.

Tirana dhe Athina kanë publikuar sot nga një deklaratë kundër njëra-tjetrës për shkak të prishjes së disa shtëpive të minoritarëve në Himarë. Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka thërritur sot ambasadoren greke për t’i kërkuar shpjegime për deklaratën e bërë nga Greqia. 

Lexo edhe: Përplasja për shtëpitë e minoritarëve, MPJ shqiptare: Deklarata e Athinës e papranueshme, kemi thërritur ambasadoren greke

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img